Biznes

Reuters: Apple po iu shmanget taksave në Itali

Nov 14 2013
0 Shpërndarje
Reuters: Apple po iu shmanget taksave në Itali

apple-sign-ceo-tim-cookEdhe pse ndërmarrja e tij kritikohet për vendosjen e kasolleve mbrojtëse nga taksat jashtë SHBA-së, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, zakonisht përgjigjet që kompania që ai drejton është duke vepruar brenda rregullave dhe është duke i paguar të gjitha taksat që kërkohet të paguhen sipas ligjit.

Sidoqoftë, një burim anonim ka treguar për Reuters që zyrtarët në Itali janë duke hetuar nëse Apple në të vërtet është duke vepruar sipas ligjit dhe nëse ndërmarrja i është shmangur taksave në vlerë prej rreth 1.34 miliardë dollarëve në këtë vend.

Komisioni për Siguri dhe Shkëmbim më herët këtë vit kishte qartësuar që Apple nuk ishte e përfshirë në ndonjë praktikë për t’i ikur pagimit të taksave, ndonëse kjo nuk nënkupton që ndërmarrja ka një regjistër të pastër në shtetet e tjera me ligjet e tjera për taksa. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>