Lajmet

Reuters: Facebook planifikon të investojë në fushën e shëndetit

Oct 4 2014
0 Shpërndarje
Reuters: Facebook planifikon të investojë në fushën e shëndetit

fbappicon1_1020.0_standard_800.0Reuters raporton se kompania Facebook është duke planifikuar që së shpejti të hyjë dhe në fushën e mjekësisë duke ndjekur hapat e Google dhe Apple. Ajo do të krijojë disa aplikacione dhe platforma monitoruese mjekësore për shëndetin.

Burime të brendshme të kompanisë kanë deklaruar se kompania po zhvillon takime intensive me profesionistë në fushën e mjekësisë dhe po ndërton një departament të ri për testimin e aplikacioneve dhe shërbimeve mjekësore.

Një skuadër është duke punuar për krijimin e një aplikacioni për kujdesin personal, e dizenjuar për ti ndihmuar njerëzit të jetojnë shëndetshëm. Një grup tjetër po merret me ndërtimin e një komuniteti online ku do të bashkohen ata që vuajnë nga të njëjtat sëmundje. E gjitha kjo ide u inspirua pikërisht nga përdoruesit, të cilët kërkonin në Facebook informacione rreth sëmundjeve që kishin.

Kompania e Mark Zuckerberg ka pasur sukses në të shkuarën përsa i përket iniciativave të tilla në fushën e mjekësisë. Thuhet se aplikacionet apo shërbimet që do të ndërtohen nga Facebook nuk do të jenë nën markën “Facebook”, për mos të ngritur dyshime nga përdoruesit se të dhënat e tyre mjekësore do të vidhen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>