Lajmet

Revista “Computerworld Albania”, jehonë në mediat shqiptare

Dec 27 2012
0 Shpërndarje
Revista “Computerworld Albania”, jehonë në mediat shqiptare

C1_CWA0113_700Në media të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë i është bërë jehonë daljes së numrit të parë të revistës mbarëshqiptare periodike “Computerworld Albania”, botim i shtëpisë botuese ICTS Media.

Kështu që ditën e parë të daljes së saj në treg lajmi u pasqyrua në portalet dhe agjencitë e lajmeve: www.albeu.com; www.telegrafi.com; www.indeksonline.net; www.digjitale.com; www.shqipmedia.com; www.zhurnal.mk, www.noa.al, www.lajmeshqip.com si dhe në disa media tjera.

Në artikujt e këtyre agjencive lajmesh jepen detaje për përmbajtjen dhe rubrikat e numrit special, veçanërisht për tematikën qendrore të revistës Computerworld Albania që është “Shqiptarët dhe teknologjia nëpër shekuj” si dhe ndarjen e saj në këto kapituj: Teknologjia e Informacionit, Teknologjia e Komunikacionit; Teknologjia e Bankës; Teknologjia e Medias; Arti dhe Teknologjia; Shqiptarët dhe trendet e fundit dhe Bota dhe trendet e fundit.

Revista Computerworld Albania”, sjell për gjithë lexuesit një gamë të gjerë materialesh, që nga fillimet e teknologjisë ndër shqiptarët, që datojnë tre shekuj më parë, e deri te prezantimi i emrave të mëdhenj shqip, që po lënë gjurmë dhe po bëjnë revolucion në fushën e teknologjisë në botë, sidomos në atë të teknologjisë së informacionit dhe asaj të telekomunikacionit.

Gjithashtu revista përmban intervista me personalitete të shquara nga bota e teknologjisë ndër shqiptarë dhe opinione e informacione të shumta rreth trendeve më të fundit teknologjike në botë. “ComputerWorld Albania” është botim i parë i një natyre të tillë në median shqipe, në fushën e teknologjisë dhe synon të jetë forum i kësaj fushe për të gjithë shqiptarët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>