Vëzhgim

Revolucioni digjital përcjellë nga afër dorëheqjen e presidentit të Egjiptit

Feb 11 2011
0 Shpërndarje
Revolucioni digjital përcjellë nga afër dorëheqjen e presidentit të Egjiptit

Prej fillimit, revolucioni në Egjipt ishte përkrahur nga përdorimi i rrjeteve sociale. Së paku filloi pjesërisht në Facebook me krijimin e grupeve që përfituan me qindra e mijëra anëtarë dhe që promovuan fillimin e protestave në Kajro. Si rrjedhojë qeveria bllokoi Facebook-un dhe Twitter-in dhe më pas fikin tërësisht edhe internetin. Bota e jashtme po përcillte vazhdimisht atë që po ndodhte brenda dhe me këtë rast para nesh po shpalosej një revocluion online, që po nxiste lider politik dhe të tjerë të flasin kundër dhunës dhe lirisë së shprehjes.

Por edhe pse qeveria fiku internetin, kjo nuk parandaloi që lajmet të qarkullojnë. Përdoruesit e Twitter dhe Facebook gjetën mënyra për të tejkaluar bllokimin. Megjithëse qasja dikur u restaurua tërësisht.

Ngjarjet në Egjipt shërbeu si një shkëndijë që edhe gazetarët të shkojnë atje. Por ndoshta për herë të parë në histori, vetë historia po incizohej vazhdimisht, pasi reporterët shfrytëzuan Twitter për të dërguar cicërima me 140 karaktere dhe për të dërguar tregime personale nga protestat. Mesazhet ofruan një realitet të flaktë ndaj lexuesve jashtë Egjiptit, në veçanti kur protestuesit u bënë të dhunshëm dhe policia u kthyen kundër gazetarëve – pra ata njerëz që po i ndiqnim ne prej jashtë.

Por Al Jazeera pati gjithashtu momentin e saj të tipit “CNN” dhe pavarësisht se nuk mund të arrinte te shikuesit në SHBA përmes kabllorit, ajo gjeti një formë të arritjes së shikuesve të saj – përmes YouTube. Shërbimi transmetoi drejtpërsëdrejti adresimin publik të së enjtes të Mubarakut – në të cilin shumë besuan se do të jap dorëheqje. Mbulimi bashkëkohor i ngjarjes nga Al Jazeera e vendosi në radar të shikuesve amerikan dhe u krijua fushata për të sjellë rrjetin e saj transmetues në gjuhë angleze në televizionet amerikane.

Imazhet u përhapet anembanë botës gjithashtu edhe përmes Flickr dhe YouTube. Al Jazeera bëri imazhet e saja nën një licencë “Creative Commons licence” dhe puna e saj arriti tek një audiencë edhe më e gjerë në botë.

Pa asnjë pikë dyshimi, mediat sociale, pajisjet mobile dhe uebi kanë sjellë tregimet nga Egjipti edhe më afër shtëpisë. Dhe madje këto ngjarje që ndodhën në Egjipt kanë treguar fuqinë e këtyre veglave për të organizuar dhe informuar njerëzit. Njerëzit e Egjiptit dhe reporterët kanë gjetur gjithashtu mënyra për të shkëmbyer mesazhet e tyre edhe pse qeveria tentoi t’i ndalë ata. Përmes VPN-ve, Proxy faqeve, aplikacioneve të palëve të treta dhe vegla tjera, ata ishin në gjendje të vazhdojnë të shkëmbejnë lajmet me neve të tjerëve anembanë botës. Dhe në të njëjtën kohë, pjesa tjetër e botës gjeti mënyra për të përdorur teknologjinë për të kuruar dhe shpërndarë informacionin.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>