Biznes

Rezervimet e Uber u rriten me 150% krahasuar me 2016-ën

Aug 24 2017
0 Shpërndarje
Si një kompani private Uber nuk i kërkohet të publikojë raportet financiare ndërsa në fillim të këtij viti filloi të tregonte detaje rreth performancës së saj. Rezervimet e Uber u rriten me 150% krahasuar me 2016-ën

Uber Technologies raportoi ditën e Mërkure 16% rritje të prenotimeve në tre mujorin e fundit si dhe një humbje më të vogël sesa ishte parashikuar ndërsa kompania tregoi shenjat e para të fitimprurjes.

Humbjet në rënie reflektojnë përpjekjet e Uber për të ulur shpenzimet kolosale në subvencione për shoferët dhe konsumatorët ndërsa lufton me rivalët Aziatikë.

Kompania raportoi 645 milion dollar humbje në tre mujorin e dytë, 9% më pak sesa tre mujorin e kaluar prej 708 milionësh dhe 35% më pak sesa tre mujorin e fundit të 2016-ës.

Përgjatë 2016-ës Uber kishte humbur 3 miliard dollar.

Si një kompani private Uber nuk i kërkohet të publikojë raportet financiare ndërsa në fillim të këtij viti filloi të tregonte detaje rreth performancës së saj.

Rritja e konsumatorëve ka treguar se biznesi kryesor i kompanisë ka qëndruar i paprekur pavarësisht skandaleve. Megjithatë humbjet janë të paprecedente për një gjigand të Luginës së Silikonit.

Disa investitorë e vlerësojnë Uber me 68 miliard dollar. Sipas kompanisë prenotimet janë rritur në 8.7 miliard dollar nga 7.5 miliard një vit më parë. Numri i udhëtimeve është rritur me 150% që nga viti i kaluar.

Që nga 2015-ta Uber ka ngritur mbi 15 miliard dollar nga investitorët duke arritur të mbulojë humbjet. /CIO Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>