Lajmet

Rezultatet në Google tani ju paralajmërojnë kur një faqe nuk është optimizuar për pajisje mobile

Jun 5 2014
0 Shpërndarje
Rezultatet në Google tani ju paralajmërojnë kur një faqe nuk është optimizuar për pajisje mobile

Search-Result-NoteGoogle ka lëshuar një arnim për ri-dërgimet me të meta në kërkimin e vet mobil – që ndodh kur një uebfaqe e paraqitur në rezultatet e kërkimit nuk shfaqet siç duhet për të trajtuar kërkesat nga smartfonët dhe, në vend të saj, çon tek faqja fillestare.

Duke filluar nga dita e sotme, me rezultatet e kërkimit në anglisht në SHBA, Google do të shfaqë një shenjë nën rezultate kur gjen që përdoruesit e smartfonëve do të dërgohen tek një faqe fillestare në vend të faqes së shfaqur. Ju ende mund ta klikoni “Try anywway” nëse dëshironi të shkoni tek faqja fillestare.

Nëse ndonjë faqe nga uebfaqja i dërgon përdoruesit e smartfonëve tek faqja fillestare, Google po ashtu do të fillojë t’iu dërgojë poseduesve të faqeve një porosi në Webmaster Tools në seksionin “Smartphone Crawl Errors”. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>