Lajmet

Ribandohet Google Drive në Google One, sjell plane të reja tarifore

Aug 16 2018
0 Shpërndarje
Google prezantoi një plan 2.99 dollarësh me 200GB memorie ndërsa plani 1TB 9.99 dollarësh tashmë bëhet 2TB. Ribandohet Google Drive në Google One, sjell plane të reja tarifore

Për arsye të panjohura Google ka vendosur të ribrandojë Google Drive në Google One.

Së bashku me markën e re Google do të përmirësojë edhe planet tarifore të cilat u japin konsumatorëve më shumë opsione me çmime më të ulëta.

Kjo shënon zbritjen e parë të çmimeve që prej 4 vitesh.

Planet e Google One fillojnë ashtu si për Google Drive me çmim bazë 1.99 dollarë në muaj për 100GB memorie por situata përmirësohet më pas.

Google prezantoi një plan 2.99 dollarësh me 200GB memorie ndërsa plani 1TB 9.99 dollarësh tashmë bëhet 2TB.

Ne besojmë se ky ribrandim erdhi për të treguar se memoria nuk është vetëm për Drive por edhe për Gmail dhe Photos.

Për 1.99 dollarë Microsoft ofron gjysmën e memories ndërsa Dropbox nuk ofron asgjë mes planit pa pagesë dhe 9.99 dollarë.

Sakaq iCloud ofron 50GB për 0.99 dollarë dhe 200GB për 2.99 dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>