Vëzhgim

Richard Stallman: Ebook-ët janë duke sulmuar lirinë tonë

Jun 8 2011
0 Shpërndarje
Richard Stallman: Ebook-ët janë duke sulmuar lirinë tonë

Në një artikull të titulluar Rreziqet e eBook-ëve (PDF), Stallman paralajmëron që “teknologjitë që mund të na fuqizojnë neve, janë të përdorura për të na përcjellë neve”.

Ai thekson që DRM i vendosur në librat elektronikë të shitur nga Amazon si shembull i cenimit të lirisë, duke e vendosur çështjen pak të njohur të Amazon që fshiu kopjet e librit “1984” të autorit George Orwell nga pajisjet Kindle, pa marrë leje.

Ai tregone dhe shembuj të tjerë se si është duke mos u respektuar liria e blerësve. “Amazon u kërkon përdoruesve  për ta blerë një libër elektronik  edhe identifikimin e tyre”, thotë Stallman, duke theksuar që blerësit e librave të shtypur mund të shkojnë tek një librari dhe të paguajnë në mënyrë anonime.

Ai gjithashtu thotë që formati i librave elektronikë nga Amazon është “i fshehtë” dhe “vetëm softuerët pronësorë që cenojnë përdoruesin mund ta lexojnë tërësisht atë”.

Stallman thotë që shitësit e librave elektronikë mund t’i mbështesin autorët dhe të respektojnë lirinë e përdoruesve duke shpërndarë fondin e taksave për autorët, varësisht edhe nga ajo se sa është i njohur, ose duke “dizajnuar lojtarët ashtu që përdoruesit mund t’u dërgojnë autorëve anonimisht pagesa vullnetare”.

“Ebook-ët kanë nevojë që të mos e sulmojnë lirinë tonë, por do ta bëjnë këtë, nëse kompanitë e tyre vendosin,” përfundon Stallman. “Është çështje e jona që t’i ndalim ato.”

Po ju, a do të kishit pasur dëshirë që të keni respektim të lirisë suaj?/pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>