Lajmet

Ridizajnimi i Pinterest këtë herë fokusohet tek versionet për pajisjet mobile

Mar 24 2013
0 Shpërndarje
Ridizajnimi i Pinterest këtë herë fokusohet tek versionet për pajisjet mobile

Nëse më parë keni menduar se Pinterest nuk mund të jetë më i thjeshtë në përdorim sesa është tani, atëherë e keni pasur gabim. Pinterest ditën e enjte ka përditësuar aplikacionet e veta për iOS dhe Android për të bërë procesin e publikimit akoma më të thjeshtë.

Pinterest premtoi funksionalitete të reja për aplikacionin pasi bëri ndryshimin e ndërfaqes që konsistonte në shfaqjen edhe të postimeve të tjera të personave që kanë publikuar diçka.

Kjo veçori e cila është bërë aktive tashmë tek faqja e Pinterest ju ndihmon që të zbuloni akoma më shumë përmbajtje të ngjashme.

Pinterest është dizajnuar në mënyrë të tillë që kur të kaloni nga njëri imazh në tjetrin të gjeni diçka tjetër akoma më frymëzuese dhe interesante. Sigurisht shfaqja e sugjerimeve është e përqendruar dhe varet nga tema së cilës i përket imazhi që po shihni.

Përdoruesit e iPad-ëve do të venë re se ridizajnimi i faqes është reflektuar edhe tek versioni për tabletët pasi imazhet e publikuara janë të renditura më me rregull dhe kanë përmasa më të mëdha duke krijuar një paraqitje më të qartë dhe tërheqëse. Tani është e mundur që të kryeni ndryshime të profilit tuaj edhe nga celulari jo vetëm nga kompjuterët desktop.

Nuk është aspak e çuditshme që Pinterest është fokusuar në përmirësimin e faqes për pajisjet mobile pasi kompania në rritje po përpiqet të bëjë akoma më tepër para nga postimet e 30 milion përdoruesve aktivë.

Në asnjërin prej versioneve të Pinterest (desktop/mobile) nuk publikohen reklama. (PCWorld Albanian)

pinterest

Tags >

pinterest
Lajmet e fundit>