Lajmet

Ridizajnimi i Snapchat, aplikacioni humbet 3 milion përdorues aktivë

Aug 8 2018
0 Shpërndarje
Snap vijoi pa trazuar planet e saj, dhe sot kompania konfirmoi se dizajni i ri i ka kushtuar 2% të përdoruesve aktivë. Ridizajnimi i Snapchat, aplikacioni humbet 3 milion përdorues aktivë

CEO i Snap Evan Spiegel shpresoi se dizajni i ri i Snapchat do të joshte më tej reklamuesit e platformës por edhe përdoruesit.

Por pak muaj pas debutimit, 1.2 milion përdorues kishin nënshkruar një peticion ku kërkonin rikthimin e dizajnit të vjetër.

Snap vijoi pa trazuar planet e saj, dhe sot kompania konfirmoi se dizajni i ri i ka kushtuar 2% të përdoruesve aktivë.

Nga 191 milion, numri i përdoruesve aktivë ra në 188 milion për tre mujorin e fundit.

Kjo është hera e parë që kompania humb përdorues që kur doli në bursë vitin e kaluar. Të ardhurat u rritën me 44% nga 182 milion vitin e kaluar në 262 milion dollarë.

Kompania lançoi përsëri syzet Spectacles këtë tre mujor por nuk dha të dhëna sesi ka qenë ecuria e tyre. /PCWorld Albanian

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>