Lajmet

Ridizenjohet aplikacionin Gmail që të mbështesë dhe llogaritë në Yahoo Mail dhe Outlook

Oct 20 2014
0 Shpërndarje
Ridizenjohet aplikacionin Gmail që të mbështesë dhe llogaritë në Yahoo Mail dhe Outlook

gmail-appKohët e fundit, kompania Google ka përditësuar shumë nga aplikacionet e saj dhe duket se Gmail Mobile është i fundit që ka pësuar disa ndryshime. Android Police ka gjithashtu akses në versionin Gmail 5.0 në Android, por tani asaj do ti shtohet dhe Yahoo Mail dhe Outlook.

Tradicionalisht Gmail Android mund të përdorej vetëm nga llogaritë Gmail të përdoruesve, por duket se gjiganti i teknologjisë ka në plan të parë përmbushjen e nevojave të përdoruesve, e sot dihet që një person mund të ketë llogari në faqe të ndryshme. Një video e publikuar demonstron aplikacionin e ri Gmail ku mund të hysh edhe me llogaritë e Yahoo apo të Outlook.

Gmail App 5.0 nuk është akoma i disponueshëm, por pritet të lançohet në javët në vijim. Disa ndryshime të tjera janë aplikuar në butonat, avatarët dhe në ekranin e shkruajtjes së një e-maili të ri. Nuk ka informacion nëse përditësime të tilla do të ndodhin në Gmail për iOS, por do të ishte mirë pasi me ardhjen e iPhone-ve dhe iPade-ve të rinj, numri i përdoruesve të iOS po rritet çdo ditë e më shumë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>