Lajmet

Ridizenjohet Cortana në iOS dhe Android

Dec 12 2016
0 Shpërndarje
Ridizenjohet Cortana në iOS dhe Android

cortana-android-quick-actions-100697998-largeAsistenti dixhital Cortana në iOS dhe Android do të ketë një ndërrim të pamjes me qëllim që të jetë më i dobishëm dhe lehtë për tu përdorur.

Ndryshimi më i prekshëm i ndërfaqes është një buton nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të përzgjedhin veprime të shpejta si shkimi i kalandarit, i përkujtuesve, parashikimi i motit, kryerja e thirrjeve dhe alarmi i ri.

Vetë aplikacioni është më miqësor me përdoruesin i cili karakterizohet nga një sfond i purpurt. Krahas ndryshimeve vizuale, Microsoft njoftoi lançimin e Cortana në Britani.

Aplikacioni Cortana është një pjesëz kyçe e strategjisë së Microsoft me asistentin virtual. Telefonët Windows janë një minoritet krahasuar me iOS dhe Android të cilët dominojnë tregun.

Nëse Microsoft dëshiron që asistenti virtual të jetë i gjithëpranishëm, është me rëndësi të investohet në aplikacione mobile të cilat funksionojnë me platformat madhore. Cortana konkurron me Siri, Alexa dhe Google Asistant. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>