Lajmet

Rikthehet ICT Awards, më 2 Shkurt nis rrugëtimin edicioni i 6-të

Jan 23 2018
0 Shpërndarje
ICT Awards është një konkurs kombëtar, unik për nga karakteri dhe përkushtimi, i cili ka për qëllim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm të biznesit, novatorëve e të rinjve entuziastë të ICT-së. Rikthehet ICT Awards, më 2 Shkurt nis rrugëtimin edicioni i 6-të Photo Source: ICT Awards

E kthyer në një arenë prestigjioze arritjesh, ku më të mirët e industrisë së ICT-së ballafaqojnë mes tyre idetë, lidershipin dhe gjenialitetin, ICT Awards është shndërruar në eventin më të dashur të komunitetit të ICT-së ndër shqiptare.

ICT Awards është një konkurs kombëtar, unik për nga karakteri dhe përkushtimi, i cili ka për qëllim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm të biznesit, novatorëve e të rinjve entuziastë të ICT-së.

Ashtu si në çdo vend të zhvilluar të Evropës, te rinjtë e Tiranës, Prishtinës, Shkupit e Ulqinit apo me gjerë, do të kenë mundësinë e artë që i jep ICT Awards, jo vetëm duke matur forcat mes njeri-tjetrit, por duke patentuar aftësitë e tyre në një ngjarje ku konkurrohet mes shembujve më pozitiv të shoqërisë, ku jo pak prej të cilëve kanë korrur suksese përtej kufijve të rajonit tonë.

Ngjarja ICT Awards e cila konsiderohet tashmë si një ndër më të rëndësishmet në Shqipëri e Kosovë në fushën e ICT-së, ka arritur që të gjejë mbështetje të gjerë të mediave më të mëdha në vend, aktorëve më seriozë të fushës së biznesit, komunitetit e deri në qeveri, ku vetëm një vit më parë nderohet nga Kryeministri i Shqipërisë me Çmimin Bleta e Artë.

Po çfarë sjell eventi i datës 2 Shkurt 2018?

Ceremonia pritet të hapet nga tre fjalime të shkurtra nga përfaqësues të Jurisë si dhe organizatorët e evenimentit, si dhe pasohet nga një mesazh prej kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj. Një panel diskutimi do të vijojë më pas i përberë nga rastet më të mira të suksesit ndër vite të ICT Awards, të cilët do te rrëfejnë arritjet e tyre gjatë vitit të shkuar si dhe planet e vitit që vjen.

Në fund të ceremonisë është planifikuar një cocktail rrjetëzimi mes te ftuarve. Kompania Albvision është përkujdesur që gjate këtyre momenteve të sjellë një eksperiencë të crypto-currencies në Tiranë, duke sjellë për herë të parë Bitcoin ATM në ketë qytet.

Qyteti: Tiranë | Vendi: Muzeu Historik Kombëtar, Salla UNESCO

Axhenda:

17:30 – 18:00 Regjistrimi & Networking

18:00 – 19:30 Albanian ICT Awards Hapja Zyrtare, Panel diskutimi me historitë e suksesit ndër vite.

19:30 – 20:30 Networking, Cocktail, Prezantimi i Bitcoin ATM

Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e hapjes, mund të regjistrohen në linkun në vijim http://register.ictawards.org/register.html

Lajmet e fundit>