Lajmet

Rikthehet opsioni Tabs në Yahoo Mail

Dec 21 2013
0 Shpërndarje
Rikthehet opsioni Tabs në Yahoo Mail

yahoo-mail-desktop-inbox-message-list-650x0Pas një ndërprerje masive të shërbimit Mail, Yahoo ka vendosur të prezantojë një version të përditësuar të një opsioni të vjetër që ishte i integruar më parë në këtë shërbim të postës elektronike.

Bëhet fjalë për rikthimin e opsionit “Tabs” i cili u eliminua gjatë muajit tetor kur kompania lançoi shërbimin e përditësuar Yahoo Mail.

Pse kompania vendosi të rikthejë Tabs? Ja se si shprehet zv.President i kompanisë Jeff Bonforte lidhur me këtë gjë: “Përdoruesit janë shprehur se një prej gjërave që i shqetësonte më tepër përsa i përket “tabs” ishte vështirësia e menaxhimit të tyre kur hapeshin shumë njëkohësisht.

Për të reduktuar këtë problem ne lançuam opsionin “Recent View” që ndihmon përdoruesit të kalojnë me shpejtësi nga e-mail-et tek draft-et apo rezultatet e kërkimit megjithatë, kishte ende nga ata përdorues të cilët e ndjenin mungesën e faqeve “tab”. Për këtë arsye ne menduam t’i rikthenim, por këtë herë ky opsion është më i mençur.”

Versioni i ri i Yahoo Mail Tab do të kryejë ndarjen e mesazheve e-mail, e-mail-eve që ju po shkruani, kalendarin dhe kontaktet në faqe të ndryshme. Gjithashtu do të ofrohet opsioni “Preview All” që do të ndihmojë përdoruesit të shohin disa faqe njëkohësisht dhe ka për qëllim të lehtësojë organizimin.

Si të aktivizoni Yahoo Mail Tabs?

Për të aktivizuar këtë opsion të përditësuar fillimisht duhet të logoheni në llogarinë tuaj në Yahoo Mail, klikoni butonin View që ndodhet në pjesën e sipërme, djathtas të postës tuaj inbox dhe më pas klikoni butonin Tabs që ndodhet tek Multitasking. Bonforte ka deklaruar se ky opsion do të lançohet në mbarë botën gjatë ditëve në vazhdim. (PCWorld Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>