Lajmet

Rikthehet redaktimi Offline në Google Docs

Jun 29 2012
0 Shpërndarje
Rikthehet redaktimi Offline në Google Docs

Pas një mungese prej më shumë se një viti, funksionaliteti offline u kthye në Google Docs në shtator të 2011. Atë botë, gjërat ishin disi ndryshe.

Ky shërbim ofrohej nga HTML5 dhe jo nga Google Gears. Të enjten, dy ditë pas konferencës vjetore I/O të Google, kompania lajmëroi se redaktimi offline do të rikthehej për Chrome dhe Chrome OS.

“Nuk keni lidhje interneti? Nuk ka problem. Me readaktimin offline ju mund të krijoni ose të ndryshoni dokumentet Google si dhe gjithashtu të lini komente. Çdo ndryshim që do të bëni do të sinkronizohet kur të kyceni sërish online” tha Clay Bavor, drejtor i menaxhimit të produkteve për aplikacionet Google.

“Këtë funksion mund ta aktivizoni nga ikona në Google Drive dhe do të gjeni më shumë udhëzime ne sektorin Help Center. Vini re që duhet të keni versionin më të fundit të Chrome dhe Chrome OS. Ne po punojmë gjithashtu për të bërë të mundur krijimin e materialeve në mënyrë prezantimesh në të ardhmen,” përfundoi Bavor.

Por Google nuk u ndal me kaq. Kompania gjithashtu lajmëroi dhe një tjetër të re: Drive për iOS. Aplikacioni Google Drive tani është i disponueshëm në dyqanin iDevices për produktet që përdorin sistemin operativ iOS 5.0 e më lartë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>