Lajmet

Rikthehet VLC për iOS, komplet i ndryshuar dhe open-source

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Rikthehet VLC për iOS, komplet i ndryshuar dhe open-source

VideoLAN ka publikuar një lajm të mirë për përdoruesit e iOS. Duke filluar që të enjten VLC rikthehet në Apple App Store.

Ky aplikacion do të jetë i disponueshëm në mbarë botën pa pagesë për versionin 5.1 të iOS dhe versionet e tjera pas tij. VLC do të suportohet nga iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Versioni origjinal i VLC për iOS është publikuar në App Store për herë të parë në shtator të vitit 2010 dhe është larguar prej tij në janar të vitit 2011 për shkak të disa konflikteve që ekzistonin midis rregullave të Apple Store dhe licencës së VideoLAN.

Këto probleme më në fund janë zgjidhur prandaj përdoruesit do të kenë mundësi të përdorin këtë aplikacion open-source. VideoLAN është shprehur se këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për një përditësim, por për një rishkrim total të aplikacionit.

Falë moduleve të reja për audio dhe video aplikacioni funksionon shumë më shpejt dhe suporton të gjitha formatet e videove që suportohen edhe nga VLC për desktop.

Përveç këtyre karakteristikave VideoLAN ka shtuar mënyra të reja të sinkronizimit të medias (ngarkim nëpërmjet Wi-Fi, integrimi me Dropbox etj…), efkte për videot si dhe suport për titrat. (PCWorld Albanian)

VLC IOS

Lajmet e fundit>