Lajmet

Rikthehet WikiLeaks.org

Dec 15 2010
0 Shpërndarje
Rikthehet WikiLeaks.org

Faqja e rikthyer është duke u mbajtur (ang. hosted) nga Silicon Vallery Web Hosting dhe është duke përdorur Dynadot, një ndërmarrje nga California si regjistrues dhe ofrues të DNS-it. Këto i ka lajmëruar Netcraft, një ndërmarrje mbikqyrëse e internetit nga Mbretëria e Bashkuar. Faqja është rikthyer që nga e premtja, më 11 dhjetor dhe ka punuar, sipas Netcraft.

Për momentin faqja e vendosur në SH.B.A. nuk po shërben asnjë përmbajtje. Në vend të kësaj, faqja po i dërgon përdoruesit në një faqe të ngarkuar nga një ofrues i shërbimeve të internetit në Rusi, tha Paul Mutton, një analist për siguri në Netcraft.

Me 3 dhjetor, EveryDNS lajmëroi që ka ndaluar shërbimin për WikiLeaks.org për shkak të sulmeve DDoS që ishin lëshuar kundër web-faqes, shumë shpejt pasi që ajo publikoi informata të fshehta të Departamentit Amerikan të Shtetit. EveryDNS tha që sulmet kundër WikiLeaks.org do të rrezikonin afërsisht edhe 500,000 web-faqe të tjera të cilat përdorin infrastrukturën e EveryDNS-it.

Përveç EveryDNS-it, Amazon.com ndaloi shërbimet për WikiLeaks-in për shkak të thyerjes së rregullave. PayPal, MasterCard dhe Visa gjithashtu shkëputën lidhjet me WikiLeaks-in, me arsyetime të ngjajshme rreth thyerjes së rregullave.

Si përgjigje për veprimet e EveryDNS-it, WikiLeaks themeloi disa domeine të shteteve si WikiLeaks.ch në Zvicër, WikiLeaks.at në Austri dhe WikiLeaks.cc në Ishujt Kokos. WikiLeaks më pastaj dërgonte domeinët e rinj te IP adresat ekzistuese ose filloi posedimin e domeinëve të rin të ngarkuar me ofruesë të shërbimeve në shtete të ndryshme.

WikiLeaks gjithashtu e kundërshtoi përsëritjen e ngjarjes që kishte ndodhur me EveryDNS. Për të parandaluar mundësinë e ndaljes së ofruesëve për DNS siç kishte bërë EveryDNS më parë, WikiLeaks bëri marrëveshje me ofruesë të shumtë të shërbimeve për DNS në tetë shtete, duke përfshirë Zvicrën, Kanadën dhe Malejzinë. Faqja WikiLeaks.ch sot ka 14 emra të ndryshëm të serverëve përgjatë 11 ofruesëve të ndryshëm të shërbimeve për autorizim në internet për domeinin WikiLeaks.ch. Si për të mos u ndalur me kaq, analistët vlerësuan se ka mëse 1,000 faqe rreth botës që shërbejnë për përmbajtjen e WikiLeaks-it.

Lajmet e fundit>