Siguri

Riktheni një laptop të vjedhur me LockItTight

Aug 19 2011
0 Shpërndarje
Riktheni një laptop të vjedhur me LockItTight

Fatkeqësisht pak prej nesh përdorim softuer monitorues prej së largu, që nënkupton se gjasat e rikthimit janë barazi me zero. Por ka zgjidhje dhe ajo quhet LockitTight. Sikurse shërbime të ngjashme, ajo bazohet në një program të fshehur dhe të vogël që performon si ndjekje në bazë të lokacionit, incizim me ueb kamerë, rikthim të skedarëve dhe regjistrim. Për dallim prej shërbimeve tjera LockitTight është pa pagesë, prandaj PCWorld Albanian edhe ua rekomandon.

Pasi të regjistroheni për të aktivizuar llogarinë tuaj, ju shkarkoni dhe instaloni klientin LockitTIght dhe më pas do të merreni me ndryshimin e konfigurimeve të tij. Klienti thjeshtë do të raportojë pozitën e laptopit (përmes Wi-Fi) deh sipas testimeve saktësia është mjaft e madhe, por gjithashtu do të mundësojë të incizoni me kamerë… pra që të shihni edhe fytyrën e hajdutit.

E nëse nuk ka internet, punët nuk janë mirë sepse nuk ka çfarë shënime për të mbledhur. LockitTight gjithashtu është i kufizuar në vetëm një pajisje dhe do të raportojë lokacionin vetëm çdo dy orë. Nëse dëshironi raportim më të shpeshtë dhe përkrahje për më shumë pajisje juve ju duhet një llogari me pagesë.

Mos harroni se ka edhe alternative tjera përveç këtij që po ua rekomandojmë, prandaj mos harroni të kërkoni nëpër Google apo Bing për vegla të këtilla. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>