Biznes

“Rikthimi” i Bitcoin ndalet në 16,000 dollarë

Dec 27 2017
0 Shpërndarje
Rritja e vlerës ishte një surprizë. Gjatë dhjetorit CME dhe Cboe lançuan kontratat “futures” të bitcoin. “Rikthimi” i Bitcoin ndalet në 16,000 dollarë

Bitcoin fitoi terren pas festës së Krishtlindjeve pas rënies drastike që shënoi javën e kaluar.

Ditën e Mërkure kaloi vlerën e 16,000 dollarëve pasi humbi 30% të vlerës në një ditë të Premten e kaluar.

Monedha kriptografike e filloi vitin me një vlerë prej 1,000 dollarësh dhe pavarësisht shqetësimeve në rritje arriti vlerën rekord prej 20,000 dollarësh.

Rritja e vlerës ishte një surprizë. Gjatë dhjetorit CME dhe Cboe lançuan kontratat “futures” të bitcoin.

Kjo lëvizje u pa si një legjitimim i monedhës e cila ende nuk është rregulluar nga një institucione në asnjë vend të botës.

Investitorët në panik nuk kishin mundësi të tërhiqnin paratë e tyre javën e kaluar kur Coinbase ndërpreu transaksionet.

Pavarësisht popullaritetit në rritje, zyrtarët në mbarë botën kanë shprehur shqetësime rreth bitcoin dhe monedhave të ngjashme kriptografike.

Aktualisht bitcoin këmbehet me 16,104 dollarë sipas CoinMarketCap.com. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>