Harduer

RIM dërgon ftesat e lançimit të BlackBerry 10

Dec 18 2012
0 Shpërndarje
RIM dërgon ftesat e lançimit të BlackBerry 10

Research in Motion (RIM) dërgoi ditën e hënë ftesat për shtyp lidhur me eventin e lançimit botëror të BlackBerry 10.

RIM do ta prezantojë publikisht BlackBerry 10 për publikun më 30 janar 2013.

Ashtu si edhe Microsoft-i, edhe RIM do të mbajë evente në disa qytete të ndryshme të botës si në: Nju Jork, Toronto, Londër, Paris, Johanesburg dhe Dubai .

RIM synon që me BlackBerry 10 të ripozicionohet më mirë në ekosistemin e smartfonëve.

Për të arritur këtë duhet që të binden jo vetëm zhvilluesit, por edhe agjencitë qeveritare apo bizneset e mëdha që të mos heqin dorë nga platforma e tij.

Nëse RIM do të ketë sukses me Blackberry 10 do ta parashohim disi më 30 janar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>