Vëzhgim

Prodhuesi i BlackBerry do pushojë nga puna 2000 punëtorë?!

May 28 2012
0 Shpërndarje
Prodhuesi i BlackBerry do pushojë nga puna 2000 punëtorë?!

Prodhuesi i smartphonë-ve RIM – Research In Motion – që gjendet në vështirësi , deklaroi se po planifikon një ristrukturimin me pasojë pushimin nga puna të 2000 punëtorëve të kësaj kompanie.

Kjo kompani ka 16.500 punëtorë në mbarë botën, prandaj shkarkimet nga puna do të jenë të rëndësishme, – citon një raport nga Globe and Mail.

Nëse është e vërtetë, këto pushime nga puna “do të përfshijnë të gjitha departamentet, duke filluar nga pozitat e larta të divizionit të burimeve njerëzore, financave, shitjes dhe marketingut” dhe do të fillojnë nga 1 Qershori.

RIM raportoi fitime të tmerrshme në tremujorin e parë, duke përfshirë një rënie prej 80% në pajisjet e saj Blackberry. Sistemet operative rivale si Android dhe iOS, të cilat kanë patur një rritje ekstreme vit pas viti, duke shtuar kështu probleme për RIM.

Më e keqja është se pajisjet e ardhshme BlackBerry 10 po pritet të jenë tërësisht të vjetra në krahasim me rivalët e saj, edhe pse me diçka më shumë se një vit pregatitje.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, këtë kompani e kanë braktisur  CEO Jim Balsillie, CTO David Yach dhe COO i operacioneve globale, Jim Rowan. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>