Biznes

RIM licencon teknologjinë e Nokia-S për të zgjidhur kërkesën për patentë

Dec 27 2012
0 Shpërndarje
RIM licencon teknologjinë e Nokia-S për të zgjidhur kërkesën për patentë

patentNokia ka nënshkruar një marrëveshje të re me Research In Motion për një patente të re, që do të sjellë edhe fundin e mosmarrëveshjeve të deritanishme midis dy kompanive për licencat ekzistuese.

“RIM do ti bëjë pagesa të vazhdueshme dhe të një-herëshme Nokia-s, por termat specifik financiar të marrëveshjes janë konfidenciale” – ka njoftuar Nokia në një deklaratë.

Marrëveshja duket të jetë bërë në mënyrë të menjëhershme nga të dyja palët.

Në nëntor ,Nokia i ka kërkuar një gjykate në Kaliforni të zbatojë një çmim arbitrazhi që mund ta ketë penguar RIM nga shitja e produkteve LAN që punojnë pa tela (wireless), derisa kompanitë ranë dakord mbi normat e privilegjuara të patentës sipas dokumenteve Nokiatë marra nga shërbimi IDG NEWS.

Nokia është shprehur e kënaqur me marrëveshjen, duke parë për mënyra të reja të shfrytëzimit të portofolit të kësaj patente në mënyrë që të rrisë të ardhurat.

Ndërkohë RIM ka refuzuar të shprehet mbi këtë çështje.

RIM ka raportuar rënie të njësive të shitjeve për tremujorin e tretë fiskal javën e kaluar, duke nënvizuar rëndësinë e pritjes së hedhjes në treg të sistemit të ri operativ BlackBerry 10. BlackBerry

Si RIM edhe Nokia i pret një vit i rëndësishëm përpara. Nokia duhet të shesë sa mëshumë smartfonë bazuar në platformën Microsoft Windows Phone dhe RIM duhet ta ktheje BlackBerry 10 në një hit.

“Arritja e këtyre objektivave është kritike për mbijetesën . Në qoftë se Nokia dhe RIM do të duan të mbijetojnë në formën aktuale do iu duhet që platformat e tyre të jenë një sukses”,- është shprehur Ben Wood ,drejtori i kërkimeve në CCS Insight. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>