Harduer

RIM me një BlackBerry më trim

May 2 2011
0 Shpërndarje
RIM me një BlackBerry më trim

BlackBerry Bold 9900 dhe 9930 kanë që të dy ekran VGA (640 x 480) të ndejshëm në prekje, dhe të cilët përkrahën nga tastiera e plotë QWERTY të cilën e kanë pothuajse të gjitha modelet BlackBerry.

Këto modele të reja janë më të hollat në kuadër të kësaj linje me vetëm 10.5 mm trashësi, ose pak më të trashë sesa iPhone që është vetëm 9.4 mm i trashë.

Në brendi modelet kanë procesor 1.2 GHz me përkrahje për HSPA+ për rrjete 4G, megjithëse nuk ka ndonjë detaj rreth asaj sesa do të ndikojë kjo fuqi në aspekt të jetëgjatësisë së baterisë. OS 7 (sistemi i ri operativ) do të veçohet me një JavaScript më të shpejtë dhe përkrahje për HTML5, si shtesë ndaj funksionaliteteve të prezantuara me OS 6.

Një veçori tjetër shtesë do të jetë edhe shtimi i BlackBerry Balane, një softuer që lejon një ndarje mes të dhënave personale dhe të biznesit (që do të thotë se ju mund të përdorni më lehtë edhe Twitter-in edhe Facebook-un).

Kjo veçori paraqet një lëvizje të mençur të RIM për të mos u kufizuar vetëm në klientët e nivelit të biznesit. Kjo ndoshta do të ndihmojë kompaninë që të fitojë disa pikë bonus kur dëshiron të tërheq kompani që kërkojnë celularë të mençur për punëtorët e tyre.

Por megjithatë sipas të dhënave nga Nielson pjesëmarrja në treg e RIM ka rënë në 15%, ndërsa konkurrenca është larg para; iPhone me 25% dhe Android me 50%. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>