Harduer

RIM po teston një tablet të ri BlackBerry

Jun 15 2010
0 Shpërndarje
RIM po teston një tablet të ri BlackBerry

Wall Street Journal ka raportuar se RIM ka një version me ekran të ndjeshëm në prekje të celularit të saj BlackBerry, dhe kësaj radhe ai do të jetë i përbërë me një tastierë rrëshqitëse. Sistemi operati që punon në kuadër të kësaj pajisje të re gjithashtu është i ri: BlacBkerry OS 6, për të cilin kompania ka ofruar detaje më herët gjatë këtij viti. Ai ka disa veçori të njëjta si iPhone OS, duke ofruar lëvizje prekëse dhe pickimi në ekran, si dhe një shfletues të ri.

Dhe siç është raportuar, RIM është duke punuar edhe në një pajisje tablet që do të jetë një mik i të riut BlackBerry. Ai do të jetë në gjendje të kyçet në internet përmes BlackBerry por nuk do të jetë një pajisje në vete sikurse Apple iPad. Burimet e Wall Street Journal kanë përsëritur raportin e mëhershëm se pajisja do të ofrohet në treg para fundit të këtij viti.

RIM është ende një lider për sa i përket tregut të celularëve të mençur, me 35 për qind të pajisjeve të shitura në SHBA, në çerekun e parë të vitit 2010. Sipas të dhëanve nga Nielsen, Apple është prapa RIM me 28 për qind dhe më pas arrijnë celularët me Windows Mobile me 19 për qind dhe Android me 9 për qind.

Por celularët Apple dhe Android janë ata që kohëve të fundit janë duke fituar vëmendjen më të madhe. Dhe tani që Palm dhe sistemi i saj operativ WebOS janë blerë nga gjiganti HP, kjo do të thotë se RIM duhet të tregojë se nuk është vetëm duke mbajtur hapin me konkurrencën por gjithashtu është duke mbajtur kokën lart në kateogrinë e saj ashtu siç ka bërë deri më tani.

Lajmet e fundit>