Siguri

RIM: Censurimi i BlackBerry është censurim i internetit

Aug 5 2010
0 Shpërndarje
RIM: Censurimi i BlackBerry është censurim i internetit

Ekzekutivi argumentoi se tentimet për të bllokuar e-mail të enkriptuar, mesazhet dhe uebin kanë të bëjnë me një problem më të madh të kontrollimit të internetit si tërësi dhe ka sugjeruar se shtetet si India, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, apo edhe shtete tjera janë thjeshtë të frikësuara të përshtaten me komunikimin modern. Nëse do të ishte e mundur të kontrollohen të dhënat e BlackBerry, qarkullimi nuk do të mund të ndalej, theksoi Lazaridis.

“Kjo ka të bëjë me internetin” argumentoi ai për Wall Street Journal. “Çdo gjë në internet është e enkriptuar. Kjo nuk është çështje vetëm e BlackBerry. Nëse ata nuk mund të merren me internetin, atëherë ata do të duhej ta fikin”.

Ai sugjeroi se motivet për vendosjen e këtyre bllokadave kanë të bëjnë me tentimet për të vendosur fitore politike duke pretenduar një qëndrim më të fort për sigurinë. Pavarësisht kësaj, ai ende sheh një zgjidhje të mundshme nëse qeveritë janë të pajtimit për të marrë pjeës në një “diskutim racional”.

Pavarësisht optimizmit, situata ishte problematike gjatë të enjtes kur Libani tha se ka shqetësimet e saja rreth efekteve të shërbimeve të BlackBerry, ku siguria ishte pjesë përbërëse. Indonezia hodhi poshtë thashethemet se do të përcjellë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në bllokim të pjesshëm apo të plotë, por ka shtuar se mund të ketë diçka të ngjashme në të ardhmen. Edhe Kuvajti ka shprehur shqetësimet e veta.

Këto bllokada mund t’i shkaktojnë telashe pjesëmarrjes në treg të kompanisë kanadeze RIM, dhe pavarësisht se në Arabinë Saudite është i bllokuar vetëm BlackBerry Messenger, kufizimet në vendet tjera mund të detyrojnë milion konsumatorë që të kalojnë në platforma të konkurrencës siç janë pajisjet me bazë në Android dhe ato në iPhone.

Duket se e tërë kjo javë ishte kritike dhe mjaft negative për RIM. Përveç lansimit të BlackBerry Torch, kjo kompani ka humbur biznesin e saj ndaj konkurrentëve. Në Evropë, Komisioni Evropian është justifikuar në zgjedhjen e iPhone dhe Android ndaj BlackBerry, duke shtuar se ata janë më të mirë në veçori, siguri dhe vlerë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>