Softuer

RIM mund të përdorë OS të ri

Aug 20 2010
0 Shpërndarje
RIM mund të përdorë OS të ri

Në një raport të enjten, Bloomberg thotë se i ashtu-quajturi “BlackPad” do të përdorë softuer nga QNX Software Systems, kompani e blerë nga RIM në muajin prill.

Në kohën e blerjes, RIM tha se se do të përdorë softuer nga QNX që “të integrojë dhe të rrisë funksionalitetin në mes smartphone dhe zërimit në vetura.” QNX përdoret në disa aplikacione, BMW e përdorë për navigim të veturave dhe Ushtria Amerikane e ka instaluar në tanket Crusher.

Bloomberg nuk ka shumë detaje se për qfarë do të përdorë këtë softuer për pajisjen që do t’i bëjë konkurencë iPad, përpos faktit se ka zhvillues të pavarur të cilët tanimë zhvillojnë aplikacione për QNX.

Aplikacione solide të gatshme për BlackPad janë të rëndësishme para daljes në treg të tabletit RIM. Duke iu falënderuar iPhone dhe iPad, Apple tash ka një mori aplikacionesh për përdoruesit. Në dyqan të Apple tash ka rreth 225.000 aplikacione, më së shumti nga të gjithë, dhe Google Android, një tjetër lojtar i rëndësishëm në treg ka mbi 100.000 aplikacione. /pcworld.al

 

Lajmet e fundit>