Harduer

RIM paraqet modelin e ri BlackBerry Curve 3G

Aug 9 2010
0 Shpërndarje
RIM paraqet modelin e ri BlackBerry Curve 3G

BlackBerrry Curve 3G arrin i pajisur me sistemin operativ BlackBerry OS 5, por do të ketë rastin që të fitojë përditësimin për BlackBerry OS 6.

BlackBerry Curve 3G veçohet me tastierë të plotë QWERTY, GPS të integruar dhe Wifi, taste të dedikuara për media, kamerë, portë për kartela të memories microSD/SDHC dhe mund të pranojë deri në 32GB memorie, si dhe të përkrahë 3G.

Gjithashtu ofrohet edhe një trackpad optik, një port zërimi 3.5 mm. Curve 3G do të paraqitet në treg në versione të Amerikës Veriore dhe Evropës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>