Harduer

RIM prezanton BlackBerry të ri

Aug 3 2010
0 Shpërndarje
RIM prezanton BlackBerry të ri

BlackBerry Torch do të paraqitet në shitje në SHBA me 12 gusht për një çmim prej 199.99 dollarë dhe me një kontratë dy vjeçare me AT&T.

Pajisja përdor një sistem të ri operativ dhe ka shfletues më të lehtë dhe më të shpejtë, ekran 3.2 inç të ndjeshëm në prekje dhe që sjellë rezolucion prej 480 x 360 piksela, kamerë 5 megapikselëshe me blic dhe auto fokus, GPS të integruar, Bluetooth 2.1, WiFi 802.11 b/g/n, tastierë rrëshqitëse QWERTY, etj. 

Për sa i përket veçorive tjera BlackBerry Torch ka edhe një bateri 1300 mAh, 512 MB RAM, 512 MB memorie flash të integruar dhe 4GB flash memorie shtesë, si dhe një port për kartelë memorie microSD me të cilin ofrohet një kartelë me kapacitet prej 4GB.

Celulari i ri i prezantuar nga RIM përmban edhe një sistem të ri operativ, përkatësisht versionin 6.0 të BlackBerry OS, i cili ofron një inbox për përdoruesit ku ata mund të kenë qasje në rrjetet sociale si Facebook e Twitter, dhe në të njëjtën kohë të lexojnë postën e tyre elektronike.

Përderisa modeli i ri i prezantuar sot nga RIM paraqet një pajisje të mirë për konsumatorë që dëshirojnë të avancojnë në modele më të reja, në anën tjetër ky celularë mund të përballet me një sfidë për tërheqjen e konsumatorëve të rinj. “Nuk ka diçka super atraktive” tha analisti Michael Gartenberg i kompanisë Altimeter. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>