Ja se si

Rimbushja e ngjyrave, ulje apo rritje e kostos së shpenzimit?

Nov 17 2009
0 Shpërndarje
Rimbushja e ngjyrave, ulje apo rritje e kostos së shpenzimit?

Është bërë zakon që ne të kërkojmë ngjyrën më të lirë për xhepin tonë, por nuk mendojmë për pasojat, të cilat do të jenë edhe më të mëdha. Përse? Sepse nuk do të fitojmë cilësinë e kërkuar të printimit dhe do të kemi pajisje printuese me jetë të shkurtër. Të gjitha këto do të jenë pasojë e pavetëdijes sonë për problemet që shkaktojnë ngjyrat e mbushura. Normalisht shtrohet pyetja: Përse, kjo ndodh kudo në botë dhe jo vetëm te ne?!

E vërteta është se shitja e ngjyrave të mbushura bëhet kudo në botë, por mbushjen e ngjyrave (cartridge dhe toner) e bëjnë kompani të licencuara. Mbushja e ngjyrave te ne bëhet në forma jo të rregullta, çka shkakton humbje të cilësisë së printimit, dëmtime të printerëve, siç janë rrjedhja e ngjyrës në printer dhe mosnjohja e ngjyrës nga ana e printerit, gjë që sinjalizohet në panelin e printerit.


Ky është një Drum i tonerit. Siç shihet në foto, vijat vertikale nëDrum e Tonerit nënkuptojnë që ky Drum nuk mund të përdoret më pasi kemi humbje të cilësisë së printimit dhe me rast këto vija do të shfaqen në letër pas printimit.

 

Rastet më të shpeshta të mbushjeve janë ato të cartridge-ve, të cilët mbushen me anë të shiringave mjekësore dhe për pasojë gjatë punës së printerit kemi rrjedhje të ngjyrës në printer (service station). Duke pasur kontakt me ajrin, ngjyra fillon të ngjizet dhe shkakton bllokimin e mekanizmit të printerit. Në shumicën e rasteve, bëhet e pashmangshme hedhja e printerit, pasi kostoja e riparimit është më e lartë se ajo e blerjes së një printeri të ri dhe rezultati është humbje e dyfishtë: humbje e cilësisë së printimit dhe defekti që paraqitet në printer.

Të njëjtat gjëra ndodhin edhe te printerët laserikë, të cilët punojnë me ngjyrë pluhur; rimbushja e tyre ka të bëjë me normat botërore të mbushjes. Çdo rimbushje toneri duhet t’i nënshtrohet edhe ndërrimit të OPC Drum-it, veprim i domosdoshëm për të arritur cilësinë e printimit. Arsyeja e kësaj qëndron në atë se çdo vijë apo dëmtim i shkaktuar në OPC Drum, do të shfaqet edhe në letër. Çdo toner ka në vetvete edhe mekanizmin e rrotullimit të OPC Drum-it (dhëmbëzorët), të cilët duhet të shikohen për dëmtimet e mundshme që mund të kenë pësuar gjatë përdorimit të mëhershëm të tonerit. Toneri ka edhe çipin në të cilin janë regjistruar afati i qëndrueshmërisë së tonerit dhe numri i kopjeve të lejuara për përdorim.

Duhet pasur parash se gjatë blerjes së tonerit apo cartridge-ve duhet kontrolluar edhe data e skadimit, pasi kjo ka shumë rëndësi në cilësinë e printimit.

Për të shtypur mirë dhe me cilësi, gjithmonë duhet të përdorni ngjyrat origjinale, të cilat ndikojnë në cilësinë e printimit dhe në jetëgjatësinë e printerit.


Ky është një service stacion. Siç shihet, sasia e ngjyrës së ngjizur ka shkaktuar bllokimin total të mekanizmit të service stacion-it. Në këtë rast nuk detektohen ngjyrat.

 

Lajmet e fundit>