Biznes

Rindërtimi joprofitabil ndihmon familjet e fëmijëve

Nov 23 2009
0 Shpërndarje
Rindërtimi joprofitabil ndihmon familjet e fëmijëve

Për të ndihmuar familjet vizitore që të mbajnë kontakt më familjarët dhe shokët e tyre të mbetur në shtëpi gjatë kohës së nevojave të tyre, shtëpia Ronald McDonald më të vërtetë dëshironte që të azhurnonte si kompjuterët e saj gjithashtu edhe rrjetin. Drejtori ekzekutiv Caron Byrd erdhi për ndihmë  te skuadra ime e GHT Technology Group.

Pajisja e vjetruar
Para se të ndërhynim atje, bamirësia u kishte ofruar mysafirëve të vet një numër të vogël kompjuterësh të ndarë në zona të përbashkëta.
Këto sisteme të vjetruara Windows 98 ofronin një lidhje esenciale për më të dashurit nëpërmjet një e-maili të bazuar në web, mirëpo ata performonin shumë ngadalë dhe kërkonin mirëmbajtje të shpeshtë. Së fundi, familjet kishin filluar të merrnin laptopët e tyre me vete, mirëpo rrjeti i të dhënave të këtij objekti ishte joadekuat për të përballuar PC-të e mysafirëve. Shtëpisë Ronald McDonald i duhej një mënyrë e menaxhueshme për të shpërndarë lidhje interneti anembanë kampit të përdoruesve, kështu që familjet e pacientëve do të mund të merrnin laptopët e tyre personal kudo në objekt dhe të futeshin në e-mail, të bisedonin, të shfletonin web-in- pra gjithçka që donin në një ambient të sigurt dhe të varur wireless. Për të ndodhur kjo, në u përqendruam në azhurnimin e zemrës së rrjetit të bamirësisë. Rrjeti ekzistues i objektit përbëhej nga një kontrollues Bluesocket BSC-400 Wireless i lidhur në një access point Proxim AP-700 nëpërmjet katër switch-ëve të Cisco Catalyst. Ky kontrollues i vjetruar e kishte të pamundur të plotësonte nevojat e klientëve sepse ai qartësisht nuk ishte në gjendje t’i lejonte familjet mysafire që të lidheshin në internet dhe të përdornin shërbimevet web të kërkuara.
Ne e zëvendësuam BSC-400 me një kontrollues Bluesecure të ri dhe të fuqishëm Bluesocket BSC-2200 dhe e lidhëm me një access point 15 Cisco Aironet 1200 Series Wireless, që në mënyrë marramendëse e përmirësoi marrjen e sinjalit wireless në tërë objektin. Pastaj rivendosëm disa switches Cisco Catalyst nga një rrjet i lidhur, duke i mbajtur PC-të e mysafirëve të ndarë dhe të sigurt nga ata të misionit bamirës. Pesëmbëdhjetë access point CISCO AIRONET 1200 sigurojnë rrjet wireless të besueshëm në tërë objektin e shtëpisë Ronald McDonald.

Menaxhimi i aksesit të mysafirëve
Për ta siguruar rrjetin edhe më shumë, Bluesocket BSC-2200 na mundëson që të krijojmë dhe të definojmë rolet e përdoruesve për mysafirë dhe personelin administrativ, të definojmë sigurinë e hyrjes në internet dhe të kontrollojmë rregullimet e të gjithë access point-ëve. Ai gjithashtu i lejon një përdoruesi të rrjetit të caktuar që të menaxhoj aksesin e mysafirit nëpërmjet një vegle të thjeshtë në kompjuterin e tyre. Përfundimisht, ne i hodhëm kompjuterët e vjetruar Windows 98 dhe i zëvendësuam ata më tre Dell Windows XP, të cilët i lidhëm me rrjetin wireless. Ky setup u mundëson familjeve të cilat nuk kanë laptopë që të shijojnë sigurt futjen në internet. Prindërit dhe të afërmit e tjerë të fëmijëve në Institutin për Kancer të Fëmijërise varen nga laptopët e tyre dhe lidhja e Internetit për të kontaktuar me anëtarët e tjerë të familjes që kanë në shtëpi. Sistemi i konsoliduar i menaxhimit të wireless-it që ne instaluam ofron një teknologji të lehtë dhe të sigurt për t’u përdorur për këdo që viziton objektin e shtëpisë Ronald McDonald.

Bill Thorsberg, GHT Technology Group
Nëse jeni një ofrues i IT Solucioneve që i shërben tregut të vogël dhe të mesëm te bizneseve dhe dëshironi që të mësoni se si mund të kontribuoni në PC World Tech Audit, dërgoni e-mail në [email protected] Ne gjithmonë jemi duke kërkuar profesionistë të talentuar. Tech Audit shkruhet dhe prodhohet në bashkëpunim me profesionistët e fushës IT. Të gjitha rekomandimet dhe mendimet e shprehura shfaqin gjykimin e pavarur të autorëve dhe nuk reflektojnë deomosdoshmërisht ato të PC World ose të stafit të saj editorial.

Lajmet e fundit>