Harduer

Ringjallet telefoni legjendar Nokia 3310

Feb 26 2017
0 Shpërndarje
Nokia 3310 është rikthyer pas plot 17 vitesh nga versioni origjinal i telefonit. Shumë prej nesh e konsiderojnë si një ikonë falë popullaritetit dhe qëndrueshmërisë që e karakterizonte. Ringjallet telefoni legjendar Nokia 3310

Më shumë se 126 milion u prodhuan përpara se të nxirrej nga qarkullimi në 2005-ën. Versioni i ri i telefonit është një produkt i HMD Global, kompani e cila zotëron licensën e prodhimit të telefonëve me markën Nokia.

Analistët thonë se kjo është mënyra perfekte për të tërhequr vëmendjen me rikthimin e Nokia në botën e telefonëve celularë.

Nëse HMD do të mjaftohej me tre telefonët Android që prezantoi ditën e sotme thjeshtë do të kishte tërhequr vëmendjen e mediave të cilat nuk kanë pse tja kursejnë ca rreshta.

Por Nokia 3310 pushtoi titujt e lajmeve në mbarë industrinë dhe më gjërë.

Telefoni funksionon me rrjetet celulare 2.5G dhe sistemin operativ Symbian S30+. Avantazhi kryesor i këtij telefoni padyshim është jetëgjatësia e baterisë. HMD premton 22 orë jetëgjatë baterie për 22 orë bisede.

Gjithashtu ka të instaluar një version klasik të lojës së famshme Snake. Çmimi i 3310-ës së re është 49 Euro. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>