Intervista

Rio Sherri: Intervistë me Cyber Security Professional në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards

May 19 2017
0 Shpërndarje
Disa nga institucionet të cilat ka kontribuar Rio janë: AKSHI , Kryeministria dhe shumë institucione të tjera. Rio Sherri: Intervistë me Cyber Security Professional në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards Photo Source: ICT Awards

Vjen nga Tirana dhe punon si IT Security. Puna e tij si IT Security i ka mundësuar të punojë në projekte shumë konfidenciale dhe shumë kritike për vendin tonë. Disa nga institucionet të cilat ka kontribuar janë: AKSHI , Kryeministria dhe shumë institucione të tjera.

Përveç raportit të dobësive të ndryshme që ka identifikuar në sistemet online të cilat janë raportuar tek personat përkatës ka zbatuar edhe sistemin e sigurisë së e-mail-eve, sistem ky i cili bën të mundur mbrojtjen nga spami, metodat e peshkimit dhe maluerët.

Gjatë 2016 ka arritur të identifikojë një numër të madh problemesh sigurie në disa programe dhe sisteme kritike, ku përfshihen antivirusi Avira, i cili përdoret nga pesëqind milion përdorues në botë. Ky problem sigurie është pranuar zyrtarisht nga kjo kompani.

Ka zbuluar edhe një problem tjetër për kompaninë e mirënjohur “Samsung”, i cili nuk është bërë publik, megjithatë Rio është shpërblyer për raportimin.

Gjithashtu ka arritur të identifikojë një dobësi kritike sigurie në Symantec Messaging Gateway i cili është një sistem për mbrojtjen e sulmeve me anë të e‐mail.

PCWA: Si filloi rrugëtimi juaj në botën e sigurisë kibernetike?

Rrugëtimi im në botën e sigurisë nisi nga dëshira që kisha të mësoja se si funksiononte kompjuteri në vetvete dhe çfarë ndodhej mbas asaj kutie të madhe të mbushur me qarqe.

PCWA: Pse keni zgjedhur të bëheni pjesë e Albanian ICT Awards 5?

Fillimisht në ICT Awards doja të merrja pjesë me një projekt po pastaj kuptova që kategoria e re Cyber Security ishte më e përshtatshme për mua.

PCWA: Pse një haker i bardhë dhe çfarë përfitimesh keni pasur të qënurit i tillë?

Nuk ka hakera të bardhë, ka vetëm hakera me etikë ose jo. Përfitimet që kam pasur perveç vlerave monetare janë dhe vleresimet nga personat/institucionet që kam ndihmuar.

PCWA: A jeni i punësuar dhe sa vlerësohet profesioni juaj?

Po jam i punësuar dhe mendoj së vleresohet shumë pasi në Shqipëri numri i personave që merren me siguri nuk është shume i lartë.

PCWA: Cila janë disa prej identifikimeve më të rëndësishme të problemeve të sigurisë që keni arritur?

Për më të rëndësishmet nuk mund të flas por vulnerabiliteti im i preferuar është RCE në mod_security i cili është nje modul për mbrojtjen nga sulmet.

PCWA: A jeni shpërblyer dhe në çfarë forme?

Po gjithmonë jam shperblyer , ndonjëherë me vlera monetare, ndonjëherë me falenderime dhe ndonjëhere me kercënime ligjore.

PCWA: Cilat janë disa prej kontributeve tuaja që keni pasur në AKSHI , Kryeministri dhe intitucioneve të tjera?

Disa prej kontributeve jane mirëmbajta e sistemeve e sigurisë si dhe raportimi i vulnerabiliteteve të ndryshme në këto institucione.

PCWA: Me pak fjalë një prej eksperiencave më të mira në zbulimin e një dobësie sigurie

Zbulimet më të mira janë ato që janë zbuluar rastësisht. Kështu ka ndodhur dhe me vulnerabilitetin e mod_security.

PCWA: Çfarë ka rezervuar e ardhmjan për Rion?

Nuk e di por mendoj se gjëra të mira.

PCWA: Çfarë do të thotë për Rio të jesh Profesionisti i Vitit në Albanian ICT Awards V?

Është një nder te shpëblehesh në një event të tillë dhe do falenderoja organizatorët për mundesinë që i kanë dhënë gjithë konkurentëve për të treguar kush janë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>