Lajmet

Riorganizoni profilin tuaj në Facebook duke përdorur këtë opsion shumë të thjeshtë

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
Riorganizoni profilin tuaj në Facebook duke përdorur këtë opsion shumë të thjeshtë

Facebook ka ridizajnuar shumë herë faqen e vet, por versioni i fundit i mundëson përdoruesve të kontrollojnë më tepër profilet e tyre.

Ndryshimi kryesor midis versionit të ri dhe atij të vjetër është se të gjitha përditësimet dhe ngjarjet shfaqen në të djathtë të faqes.

Informacioni rreth përdoruesit, miqtë dhe fotot shfaqen në anën e majtë. Ky lloj përditësimi mundëson që përdoruesit të përqëndrohen më tepër tek leximi i përditësimeve të miqve.

Një prej veçorive më të rëndësishme është mundësia për të përzgjedhur se cilat seksione dëshironi të shfaqen në profilin tuaj. Për të shmangur shfaqjen e seksioneve boshe dhe të panevojshme mund të shfrytëzoni një opsion jo shumë të njohur që i çaktivizon ato.

Madje ky opsion funksionon edhe për ato seksione që ju i keni të plotësuara me informacione dhe sigurisht nëse ndryshoni mendje ju mund ti shfaqni ato përsëri.

Para se të filloni të organizoni profilin tuaj duhet të dini se seksionet Rreth jush (About), Miqtë (Friends), Fotot (Photos) nuk mund të çaktivizohen, e vetmja gjë që mund të bëni tek këto pjesë është ndryshimi i kushteve të privatësisë.

Për të përzgjedhur seksionet që ju dëshironi të shfaqni mjafton të vendosni mausin tek About ose Friends dhe do të vini re se në të djathtë të seksionit ku jeni pozicionuar do të shfaqet një ikonë e vogël në formën e lapsit. Klikoni mbi të dhe përzgjidhni EDIT sections.

Më pas do të shfaqet një listë me të gjitha seksionet që ju dispononi. Aty do të gjeni edhe aplikacione që postojnë në emrin tuaj.

Gjithçka që ju nuk e dëshironi mund ta selektoni. Për të ndryshuar renditjen e seksioneve mjafton thjesht të ndryshoni renditjen brenda kësaj liste duke tërhequr emrat me maus.

Pasi të keni përfunduar ju do keni larguar të gjitha seksionet e panevojshme dhe profili juaj nuk do të ketë hapësira boshe, por do të jetë i organizuar. (PCWorld Albanian)

profil facebook

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>