Harduer

Riparimi i Galaxy Note 8-ës: iFixit vlerëson flagshipin e Samsung me notën 4

Sep 8 2017
0 Shpërndarje
Zëvendësimi i baterisë është gjithashtu një proces që nuk do të dëshironit të ishit pjesë përsëri nga sasia e lartë e adezivit. Riparimi i Galaxy Note 8-ës: iFixit vlerëson flagshipin e Samsung me notën 4

Galaxy Note 8-ta mori një notën 4 nga 10 nga firma e riparimit të pajisjeve elektronike, iFixit, e njohur edhe për “çmontimet” e produkteve të reja.

Ekspertët e iFixit e patën të vështirë të çmontonin pajisjen dhe arritën në konkluzionin e çdo riparim i telefonit do të thotë heqjen e panelit të pasëm prej xhamit i cili është i mbërthyer në mënyrë ekstreme nga adezivi i shumë i implementuar.

Edhe sikur të donit të zëvendësonit ekranin 6.3 inç Super AMOLED, së pari duhet të hiqni xhamin e pasëm.

Zëvendësimi i baterisë është gjithashtu një proces që nuk do të dëshironit të ishit pjesë përsëri nga sasia e lartë e adezivit.

Në fund mundësia e riparimit të Galaxy Note 8-ës është e njëjtë me Galaxy S8 Plus ku dizajni unik i tyre vështirëson punën e çdo tekniku.

Galaxy Note 8-ta pritet të dalë në shitje më 15 Shtator. Çmontimi i iFixit vjen pas telefonit Essential të krijuesit të Android Andy Rubin.

Ekspertët e firmës thanë se Essential është i pamundur të riparohet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>