Harduer

Riparimi i një ekrani të iPhone tashmë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm

Jun 8 2017
0 Shpërndarje
Në të kaluarën Apple kishte implementuar kufizime në përdorimin e pajisjes së quajtur Horizon në vetëm 500 qendra. Riparimi i një ekrani të iPhone tashmë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm Photo Source: Getty Images

Konsumatorët e Apple nuk do të vuajnë më me vonesat në riparimet e telefonëve të tyre. Nga fundi i 2017-ës Apple do të dërgojë makineritë për riparimin e ekraneve të iPhone në 400 qendra riparimi të palëve të treta në 25 shtete raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Riparimi i ekraneve mund tu duket diçka parëndësi për një kompani si Apple por në të vërtetë është një biznes multi miliardësh.

Në të kaluarën Apple kishte implementuar kufizime në përdorimin e pajisjes së quajtur Horizon në vetëm 500 qendra.

Apple tha se ky ndryshim nuk erdhi si rezultat i presionit ligjor për të ndalë teknologjinë me të tjerët.

Kompania ka shitur mbi 1 miliard iPhone në mbarë botën, shumica e të cilave larg dyqaneve të Apple apo palëve të autorizuara.

Apple hyri në biznesin e riparimit të ekraneve vetëm tre vite më parë në kohën kur debutoi iPhone 5. Deri atë kohë Apple thjeshtë zëvendësonte telefonin plotësisht dhe jo ekranin.

Edhe pse kompania nuk ofron detaje të fitimit të gjeneruar nga riparimi i ekraneve besohet se kjo shifër është mes 1-2 miliard dollar.

Megjithatë çmimet kanë rënë ndjeshëm. Apple kërkon 229 dollar më parë ndërsa sot mes 129 deri në 149 dollar. Modelet më të vjetra kushtojnë 60 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>