Biznes

Ripple rritet me 37%, Ethereum drejt 1,000 dollarëve

Jan 4 2018
0 Shpërndarje
Në 24 orët e fundit monedha është rritur me 37%, rritja e dytë e bujshme pas ravanshit të datave 29-31 Dhjetor ku u rrit nga 1.7 dollar në 2.79 dollarë. Ripple rritet me 37%, Ethereum drejt 1,000 dollarëve

Vlera e Ether, monedhës kriptografike të blockchainit Ethereum, arriti një rekord prej 984 dollarësh ditën e sotme sipas CoinMarketCap.com ndërsa aktualisht është vetëm 30 dollarë larg rekordit të 1,000 dollarëve.

Në këto moment që shkruajmë 1 ether këmbehet me 970 dollarë dhe është monedha e dytë më e madhe në botë për nga vlera e tregut.

Në 24 orët e fundit është rritur me 11%. Ether u shkurorëzua nga vendi i dytë nga monedha kriptografike e centralizuar Ripple javën e kaluar.

Edhe kjo e fundit është rritur me shpejtësi në ditët e fundit të Dhjetorit ndërsa aktualisht këmbehet me 3.81 dollarë.

Në 24 orët e fundit monedha është rritur me 37%, rritja e dytë e bujshme pas ravanshit të datave 29-31 Dhjetor ku u rrit nga 1.7 dollar në 2.79 dollarë.

Kjo monedhë vjen pas bitcoin me një vlerë totale tregu prej 147 miliard dollarësh. Vlera totale e të gjitha monedhave Ether në qarkullim është 93 miliard dollarë.

Gjatë Dhjetorit vlera e Ether është rritur me 100% nga 440 dollarë. Që nga Maji i vitit të kaluar vlera luhatej mes 200-400 dollarë. /PCWorld Albanian

Tags >

Ethereum
Lajmet e fundit>