Harduer

Risia Yahoo Axis ngadalëson IE9

May 25 2012
0 Shpërndarje
Risia Yahoo Axis ngadalëson IE9

Risia e Yahoo-s për kërkime në internet, Axis, ngadalëson performancën e Internet Explorer 9. Edhe pse Microsoft dhe Yahoo janë partnerë në industrinë e kërkimeve në internet, shfletuesi i Microsoft, Internet Explorer 9, pas instalimit të kësaj shtese, ka sugjeruar që të ç’aktivizohet Axis pasi po ngadalëson shfletuesin.

Sipas testeve të ComputerWorld, Yahoo Axis për Internet Explorer ngadalëson versionin e fundit të këtij shfletuesi, IE9, për 0.07 sekonda.

Mesazhe të tilla nga IE9, që për herë të parë është shfaqur në mars të vitit 2011, ka pasur edhe për shtesa tjera të ngjashme. Add-on Performance Advisor lajmëron përdoruesit se kur ngadalësimi i shfletuesit IE9 arrin nivelin aktivizues të kësaj vetie dhe më pas këshillon hapat që mund të marrë përdoruesi, duke ç’aktivizuar shtesa të ndryshme. Kjo ndodh që të ketë shpejtësinë më të madhe të Internet Explorer 9.

Yahoo ka lançuar risinë Axis, duke ofruar një aplikacion falas për iOS në iPhone, iPad, iPod Touch dhe shtesën për versionet desktop të shfletuesve IE9, Safari, Chrome dhe Mozilla për Windows dhe për OS X, përjashtuar IE9.  /PCWorld Albanian/

Lajmet e fundit>