Lajmet

Risqet e piraterisë së muzikës në vitin 2013 (Infografik)

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Risqet e piraterisë së muzikës në vitin 2013 (Infografik)

Music piraty Ditëve kur shtëpitë e mëdha diskografike i sulmonin piratët e internetit përmes çështjeve ligjore u ka ardhur fundi.

Të paktën, kjo është ajo që synohet përmes politikave të reja të Qendrës së Shkeljes së të Drejtave të Autorit në SHBA.

Sipas tyre, përdoruesit do të paralajmërohen disa herë nëse shkarkojnë në mënyrë ilegale muzikë apo filma, dhe një formë konkrete e censurës do të jetë më pas edhe reduktimi i shpejtësisë së internetit.

Disa nga ISP-të më të mëdha amerikanë, si AT&T, Comcast dhe Time Warner kanë rënë menjëherë dakort duke nënshkruar.

Nga ana tjetër, edhe pse përdoruesit mund të mos marrin gjoba të mëdha, mund të gjenden në proçese gjyqësore më RIAA (Recording Industry Association of America – Shoqata Amerikane e Industrisë së Regjistrimeve).

Për më tepër detaje lidhur me risqet me të cilat mund të përballen fillmisht përdoruesit amerikanë, mund të shihni infografikun e mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

music piracy

Lajmet e fundit>