Lajmet

Rivali i WhatsApp, Telegram, tani vjen edhe për Windows Phone

May 28 2014
0 Shpërndarje
Rivali i WhatsApp, Telegram, tani vjen edhe për Windows Phone

telegram-wp-730x368Aplikacioni konkurrent i WhatsApp, Telegram, ka lëshuar një version zyrtar për Windows Phone. Aplikacioni është bazik dhe është i përqendruar në ofrimin e një përvoje të sigurt të dërgimit të mesazheve, me veçoritë si vetë-shkatërrimi automatik i porosive dhe sesionet e enkriptuara të bisedave. Ai ka fituar shtytje më herët gjatë këtij viti për shkak të shqetësimeve për blerjen e WhatsApp-it nga Facebook. Telegram ka arritur të marrë pesë milionë shkarkime gjatë një dite të vetme, që ishte dita pas marrëveshjes, ndërsa një ndërprerje e WhatsApp-it më tej kishte ndikuar në shtimin e numrit të shkarkimeve.

Telegram për Windows Phone është interesant sepse aplikacioni ishte krijuar nga një zhvillues i palës së tretë duke përdorur resurset me burim të hapur nga skuadra e Telegram-it. WP Central shpjegon që ekzistonin një numër i aplikacioneve jozyrtare për Windows Phone, por ky aplikacion në veçanti (i quajtur fillimisht Ngram) ishte pëlqyer nga Telegram dhe tani është bërë zyrtar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>