Analiza

Rivali i WhatsApp, WeChat ka kaluar 355 milion përdorues aktivë në muaj

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Rivali i WhatsApp, WeChat ka kaluar 355 milion përdorues aktivë në muaj

wechat-645x250Me rreth 450 milion përdorues aktivë çdo muaj dhe 1 milion regjistrime të reja për shërbimin që ofron, WhatsApp padyshim është aplikacionit më popullor në botë i shkëmbimit të mesazheve. Gjithsesi, statistikat zbulojnë se WeChat po e ndjek bindshëm nga pas WhatsApp-in. Kompania partnere e WeChat, Tencent, ka publikuar raportin e saj të fitimeve, duke zbuluar se numri aktiv i përdoruesve të kombinuar mes WeChat dhe Weixin (versioni kinez i WeChat) ka arritur në 355 milion nga fundi i vitit 2013, me një rritje prej 121 % nga viti në vit dhe deri në 6 % mes 3 mujorëve.

Padyshim WeChat dominon në Kinë, dhe ndërkohë që Tencent nuk lëshoi raport të përdoruesve aktivë sipas rajoneve ose vendeve, nuk është e qartë sesi ky shërbim ka performuar në tregjet përtej “shtëpisë” së tij. Gjithsesi, WeChat ka intensifikuar përpjekjet për të tërhequr përdorues të tjerë. Kompania e ka dyfishuar prezencës e saj ndërkombëtarisht në 100 milion përdorues në 3 muaj vitin e shkuar, dhe më herët këtë vit ajo i kaloi 100 milion shkarkime në Google Play në mbarë botën. Në të njëjtën kohë, rritja e përdoruesve në platforma të tjera të komunikimit dhe sociale tek Tecent, QQ dhe Qzone, është ngadalësuar vitin e shkuar. Kompania thotë se kjo vjen si rezultat se përdoruesit mbajnë llogari të shumëfishta në kompjuterë dhe pajisjet mobile.

Në të ardhmen, Tencent dëshiron të përhapë platformat e saja të komunikimit për “të mbështetur një rang të gjerë të aplikacioneve që kanë lidhje më aktivitete të tilla si lojërat, zbavitjet informacionin dhe shërbimet.” duke e kompletuar esencialisht evolucionin e saj për tu bërë më shumë një platformë sociale sesa thjesht një aplikacion i shkëmbimit të mesazheve. WeChat prezantoi lojërat në mbarë botën në janar të këtij viti, dhe më pas shtoi mbështetjen për pagesat tek Weixin në gusht të vitit të kaluar.

Këtë vit, Tencent gjithashtu ka plane për të lançuar shërbimin e tij online të videove që do të jenë të lidhura ngushtë më përmbajtjen e transmetuar në WeChat. Gjithashtu ka për qëllim fokusimin në tregjet ndërkombëtare, dhe të inkurajojë në përhapjen e mëtejshme të shërbimeve të pagesave në Kinë që përfshin edhe subvencione për përdoruesit dhe tregtarët. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>