Analiza

Rivaliteti mes Google dhe Amazon do të përshkallëzohet në 2013

Dec 26 2012
0 Shpërndarje
Rivaliteti mes Google dhe Amazon do të përshkallëzohet në 2013

Konflikti mes Google dhe Amazon, apo kur është në pyetje rivaliteti në mes këtyre dy kompanive, do të duhej të arrinte kulmin në vitin 2013.

Çështja është shumë e thjeshtë. Të dy këto kompani po hyjnë tashmë në një arenë në rritje (në segmente të tregut) siç janë harduer konsumues, reklama, informatikën cloud dhe e-commerce.

Reuters raportoi për atë se ku qëndrojnë gjërat aktualisht në mes këtyre dy gjigantëve të uebit dhe ku do të na çojë në vitin e ardhshëm.

Amazon për shembull edhe më tej po shkon në drejtimin e reklamave, terren ky tradicional i Google-s, në sajë të të dhënave të paçmueshme të përdoruesve të cilat u mundësojnë blerësve të reklamave të targetojnë saktësisht publikun e caktuar.

Nga ana e saj Google synon ti rrisë përpjekjet e saj në cloud me Compute Engine, që është një përgjigje e kësaj kompanie ndaj platformës së popullarizuar EC2 të Amazon-it, e pastaj me Android, ku Amazon po ikën nga modeli tradicional i Google për shkak të kontrollit direkt të ekosistemit të vet Kindle.

Deri më tani kjo gjë ishte vetëm në tregun e tabletëve, por sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë e pashmangshme edhe me smartfonin Kindle, kështu që rivaliteti do të thellohet edhe në hapësirën mobile e cila ka një rëndësi të madhe. (PCWorld Albanian)

amazon-google

Lajmet e fundit>