Lajmet

RKSmobileID: Një patentë mobile e sigurtë dhe efikase për qytetarët e Kosovës

Jul 27 2018
0 Shpërndarje
Patenta mobile mundëson siguri të lartë gjatë kontrollit të patentës. Procesi është më i shpejtë dhe verifikimi zgjat vetëm pak sekonda. RKSmobileID: Një patentë mobile e sigurtë dhe efikase për qytetarët e Kosovës

Shumë vende të vogla e kanë parë inovacionin si një prej motorëve kryesorë të ekonomive të tyre të brishta.

E tillë është edhe Kosova, përpjekjet e së cilës në inovacion janë shtuar duke parë potencialin e lartë që ekziston në shfrytëzimin e teknologjisë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Bashkëpunimi mes Ministrisë Kosovare të Punëve të Brendshme me Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe kompaninë Gjermane Veridos është një tregues i qartë i përpjekjeve në këtë drejtim.

  

Në muajin Shkurt ata lançuan një aplikacioni i cili do të shërbejë si pantentë shoferi dixhitale dhe mobile.

Kosova u bë vendi i parë në botë që ofron një shërbim të tillë për qytetarët. Duke përdorur RKSmobileID, shoferët mund të tregojnë lejedrejtimin e tyre për autoritetet duke përdorur telefonin inteligjentë.

Autoritetet publike më pas mund të verifikojnë duke përdorur një aplikacioni i cili skanon lejedrejtimin e tyre dixhital.

Ai bazohet në platformën VeriGo DriveID dhe për herë të parë në një vend të botës do të implementohet në mbarë territorin.

  

Vlen të theksohet se me aplikacionin e ri të patentës mobile, Ministria lançoi edhe dizajnin e ri të patentës fizike.

Aplikacioni, disponueshmëria dhe detajet

RKSmobileID është i disponueshëm për Android dhe iOS konkretisht në Play Store dhe App Store. Ai vjen me një dizajn bashkëkohor dhe teknologjitë më të fundit.

Në Android që nga lançimi është shkarkuar mëse 1,000 herë dhe kërkon të keni të instaluar të paktën versionin 5 të sistemit operativ në mënyrë që të funksionojë.

  

Madhësia e tij është afro 3 megabajt.

Me të hapur aplikacionin ballafaqoheni me një mesazh mirëseardhjeje ku ju kërkohet të pranonin kushtet e përdorimit të aplikacionit.

Me të hyrë në RKSmobileID, përdoruesit kanë katër opsione të mëdha: Request, Show, History dhe Settings.

Opsioni Request shërben nëse dikush dëshiron të skanojë patentën e një personi tjetër opsioni Show shërben për tu treguar autoriteteve pantentën mobile.

Avantazhet që aplikacioni ofron

VeriGo DriveID ofron integritet dhe siguri të lartë për të dhënat personale të qytetarëve. Aplikacioni njeh standardin ISO/IEC 18013 duke garantuar siguri maksimale dhe pajtueshmëri universale.

  

Patenta mobile mundëson siguri të lartë gjatë kontrollit të patentës. Procesi është më i shpejtë dhe verifikimi zgjat vetëm pak sekonda.

Policia përmes saj mund të identifikojë edhe identitetin e shoferit. Qeveria gjithashtu e ka më të lehtë menaxhimin e të dhënave të patentave të qytetarëve.

Patenta mund të ruhet vetëm në një pajisje dhe është e pamundur të jetë e disponueshme në dy të tilla.

Nëse qytetarët humbasin telefonin, ata janë të detyruar të gjenerojnë një kod të ri QR që shërben për identikimin e patentës.

Kush mund të përdorë aplikacionin dhe si funksionon?

Aplikacioni mund të përdoret nga të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë një patentë të vlerfshme.

Mjafton të shkarkojnë aplikacionin mobil në telefonin e tyre me Android 5.0 ose më shumë dhe iOS 9.x ose më shumë.

Dizajni është i ngjashëm në të dy platformat. Në Android është i disponueshëm nga ky moment dhe së shpejti pritet të bëhet publik në iOS.

Rregjistrimi dhe verifikimi

Së pari duhet të shkarkoni aplikacionin në Google Play Store dhe App Store (Së shpejti.) së dyti duhet të regjistroni patentën në aplikacion me autoritet Kosovare respektive:

  1. Nëse keni lejen e drejtimit të dizajnit të vjetër duhet të aplikoni pranë qendrave të tyre rajonale për ta ndryshuar atë dhe të pajisjen me modelin dhe dizajnin e ri se lejes së drejtimit.
  2. Pasi të jeni pajisur me lejen me dizajn të ri, në momentin që bëni tërheqjen e lejes ju duhet të aplikoni dhe të kërkoni për të marrë një QR Code unik i cili shërben për tu lexuar nga aplikacioni mobil apo pajisja mobile që doni ta keni patentën.

Më pas ata gjenerojnë një kod QR për aktivizimin e patentës dixhitale. Së fundi mjafton të skanoni kodin duke përdorur RKSmobileID dhe të përfitoni avantazhet që ofron aplikacioni.

Procesi i verifikimit është i thjeshtë dhe i sigurtë. Kur policia kërkon të tregoni patentën tuaj, përdoruesi hap aplikacionin dhe zgjedh opsionin “Show” për të nisur verifikimin.

Aplikacioni gjeneron një kod QR që mund të skanohet dhe gjenerohet nga skanuesi, policia në këtë rast.

Verdikti

PCWorld Albanian ka testuar aplikacionin duke ndjekur gjitha hapat nga ndryshimi i lejes së vjetër në dizajn të ri, aplikimi për patentën mobile e deri tek prezantimi para policisë se trafikut.

Në disa qytete te ndryshme ne kontrolle të rastit nga Policia e Kosovës është prezantuar vetëm patenta mobile, policia ka bërë skanimin dhe verifikimin pas anjë problem e hezitim.

Një numër i madh i punonjësve të policisë se Kosovës kanë qenë të informuar dhe është pranuar pa asnjë hezitim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>