Ja se si

Robokos, Made in Kosova

Aug 29 2008
0 Shpërndarje
Robokos, Made in Kosova

Nëse deri tani robotët i keni parë vetëm në televizor, apo në  lmin “I Robot”, tani ata mund t’i shihni e ti prekni edhe në Kosovë. Këta robotë nuk janë prodhuar nga imagjinata japoneze apo teknologjia amerikane, por nga një kosovar me emrin Jakup Berisha. Krijuesi ka pohuar se s da më e madhe e tij ka qenë sigurimi i literaturës përkatëse për këtë fushë. Sipas tij ndërtimi i robotit të tij ka kaluar deri më tash në tri faza kryesore.

Faza e parë ka qenë ajo e komandimit të robotit me ndihmën e një komanduesi mekanik. Më pas ka pasuar përparimi teknologjik dhe lëvizjet janë komanduar me anë të një pllake elektronike, e cila përmban çipin e posaçëm me program të veçantë kompjuterik. Së fundmi, është ndërtuar i një pllakë e tretë, e cila ka për qëllim saktësimin e lëvizjeve të pavarura të robotit. Lëvizje për dy sekonda para, ndalje në vend për pesë sekonda, lëvizje prapa për dy sekonda, pushimi i dytë për pesë sekonda, si dhe të njëjtat lëvizje anash në të djathtë dhe në të majtë, kanë qenë hapat e parë të robotit të parë në Kosovë. Nëse deri tani robotët i keni parë vetëm në televizor, apo në  lmin “I Robot”, tani ata mund t’i shihni e ti prekni edhe në Kosovë. Këta robotë nuk janë prodhuar nga imagjinata japoneze apo teknologjia amerikane, por nga një kosovar me emrin Jakup Berisha. Krijuesi ka pohuar se s da më e madhe e tij ka qenë sigurimi i literaturës përkatëse për këtë fushë. Sipas tij ndërtimi i robotit të tij ka kaluar deri më tash në tri faza kryesore.

Faza e parë ka qenë ajo e komandimit të robotit me ndihmën e një komanduesi mekanik. Më pas ka pasuar përparimi teknologjik dhe lëvizjet janë komanduar me anë të një pllake elektronike, e cila përmban çipin e posaçëm me program të veçantë kompjuterik. Së fundmi, është ndërtuar i një pllakë e tretë, e cila ka për qëllim saktësimin e lëvizjeve të pavarura të robotit. Lëvizje për dy sekonda para, ndalje në vend për pesë sekonda, lëvizje prapa për dy sekonda, pushimi i dytë për pesë sekonda, si dhe të njëjtat lëvizje anash në të djathtë dhe në të majtë, kanë qenë hapat e parë të robotit të parë në Kosovë.Pjesa teorike e këtij projekti ka zgjatur 6 muaj, ndërsa zbatimi praktik rreth 4 muaj. Krijuesi thotë nuk ka mundur të gjej madje as një  alë shqip në literaturë për fushën e robotikës. Krijimin e Robokos nuk e ka ndihmuar asnjë institucion kosovar. “Deri tani të gjitha shpenzimet përkëtë projekt i kam mbuluar vetë, por më kanë ndihmuar edhe miqtë, si Krenar Komoni, i cili më ka sjellë një libër rreth robotikës nga Amerika”, shpjegon Berisha, duke shtuar se miqtë e kanë ndihmuar edhe në gjëra të tjera.

Pas përfundimit të fazës së katërt, me ndihmën e Grupit Teknologjik të Prishtinës “Pr-tech”, materialet enevojshme lidhur me projektet që ka bërë do të vendosen në një Faqe në internet. Veç vështirësive teknologjike, krijuesi i robotit tregon se ka hasur edhe në vështirësi për t’i bindur edhe familjarët e tij lidhur me idetë e ndërtimit të Robokos, si dhe me skepticizmin e kolegëve.

Lajmet e fundit>