Harduer

Robonaut 2 përfiton kamerë 3D nga Panasonic

Apr 11 2011
0 Shpërndarje
Robonaut 2 përfiton kamerë 3D nga Panasonic

Roboti asistues i njeriut që e quan shtëpi Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor ISS do të pajiset së shpejti nga një kamerë prej Panasonic e quajtur AG-3DA1, që sjellë mundësi për incizim të plotë 1080p 3D, dhe atë nën përkrahje të dy thjerrëzave dhe 2 sensorëve 3MOS 2 megapikselësh.

Panasonic gjithashtu do të dërgojë në fluturimin e radhës të anijes kozmike Atlantis për në ISS, monitor 25.5 inç 3D LCD si dhe laptop të fuqishëm të serisë Toughbook për të mundësuar hapat e mëtutjeshëm të nevojshëm për sigurinë e dokumenteve në anijen hulumtuese.

Kamera e re me të cilën do të pajiset Robonaut 2, kushton rreth 21,000 dollarë dhe para se gjithash (edhe pse asnjëra nuk e ka konfirmuar) duket se Panasonic e ka ofruar këtë kamerë në mbështetje të misioneve hulumtuese hapësinore të NASA-së. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>