Harduer

Robotë fluturues për pastrimin e shtëpisë tuaj

Sep 3 2013
0 Shpërndarje
Robotë fluturues për pastrimin e shtëpisë tuaj

8Një student i dizajnimit industrial në Kolumbi ka konceptuar një sistem të automatizuar për pastrimin, ku robotët fluturues do të kryejnë gjithë punën.

Dizajnuesi Adrian Perez Zapata prezantoi “Mab”, një bashkim i pajisjeve robotike që zgjidhin problemin e pastrimit të shtëpisë. Zapata 23 vjeç, është një nga 20 gjysmë finalistët në konkursin e Electrolux Design Lab 2013.

Koncepti i “Mab” iu kërkon përdoruesve të ngarkojnë ujë dhe substancë kriminale në qendrën sferike të sistemit. Ky bashkim do ti shpërndahet 908 mini-robotëve, të specializuar për punë dhe fluturues.

Pas këtij procesi mini-robotët do të shpërndahen dhe do të skanojnë shtëpinë, ku do të pastrojnë sipërfaqet me pika të bashkimit të lëngshëm. Pluhuri mblidhet në qendrën e pajisjes.

Robotët gjithashtu do të punojnë me energji diellore të mbledhur nga flatrat e tyre. Në dizajnin e Zapata, “Mab” mund të vendoset në cikle pastrimi, por gjithashtu edhe për një pastrim të selektuar sipas dëshirave. Gjithashtu do të lidhet me pajisjet mobile për ti lajmëruar përdoruesit për probleme të sistemit.

Pajisjet e teknologjisë së lartë për pastrimin e shtëpisë janë pjesë e një industrie në zhvillim, duke përfshirë këtu edhe vakumet robotike “Roomba” dhe robotin e pastrimit të dritareve “Winbot”. (PCWorld Albanian)

Mab1

Lajmet e fundit>