Vëzhgim

Robotët futen brenda ndërtesës së reaktorit në Fukushima

Apr 18 2011
0 Shpërndarje
Robotët futen brenda ndërtesës së reaktorit në Fukushima

Tokyo Electric Power që është operator e fabrikës po shpreson se iRobot Packbots do të jenë në gjendje të ofrojnë të dhëna mbi gjendjen e tanishme në ndërtesa, mbi pjesët që përmbajnë nivele të larta të radioaktivitetit dhe mbi atë sesa rrezik është për punëtorët që të futen brenda.

Robotët që janë futur në reaktorin numër 3 të fabrikës, kanë pasur për detyrë të bëjnë matje të radioaktivitetit dhe temperaturës. Ata kanë qenë të pajisur me kamera që kanë ofruar pamje të drejtpërdrejta tek operatorët.

Fotografitë e shpalosur nga TEPCO tregojnë robotët sesi manipulojnë me një derë për tu futur në fabrikë.

Të hënën TEPCO tha se nivelet e matura të radioaktivitetit janë mes 28 dhe 57 miliSieverts për orë në ndërtesën e reaktorit. Një udhëtim tjetër në ndërtesën e reaktorit 1 ka bërë një matje të nivelit të rrezatimit prej 10 dhe 49 miliSieverts për orë. Në këtë ku është vëzhguar rrezatimi maksimal, punëtorët do të ishin në gjendje të qëndrojnë vetëm për pesë orë para se të arrijnë dozën e lejuar maksimale vjetore të ekspozimit ndaj rrezatimit prej 250 miliSieverts për vit. Në zonën e radioaktivitetit minimal, puna do të limohet në 25 orë para se të arrihet limiti vjetor.

Pronarët janë munduar të rikthejnë nën kontroll fabrikën që u godit një muaj më parë nga një cunami i lartë 14 metra, dhe i cili dëmtoi sistemin e ftohjes. Shpërthimet pasuese kanë dëmtuar tre prej ndërtesave të reaktorëve dhe kanë shpërndarë kontaminim radioaktiv në ambientin rrethues.

Punëtorët më pas kanë rrëzuar nivelet e radioaktivitetit për të parandaluar kështu një katastrofë të mundshme edhe më të madhe, por koha e tyre ishte shumë e limituar për shkak të radioaktivitetit. TEPCO ka filluar të përdorë edhe robotët e kontrolluar prej së largu të cilët nuk kanë probleme me ekspozim ndaj rrezatimit. Këta robot të quajtur iRobot Packbots janë dizajnuar për ambiente të kontaminuara. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>