Harduer

Robotët mund të zëvendësojnë punët kryesore të njerëzve nëpër hotele

Aug 21 2014
0 Shpërndarje
Robotët mund të zëvendësojnë punët kryesore të njerëzve nëpër hotele

_77006919_77006917Një nga rrjetet e hoteleve që operon aktualisht në SHBA është kritikuar mbi planet që kanë të bëjnë me futjen e robotëve si shërbyes në hotel. Rrjeti Starwood po i provon këto makineri me qëllim kryesor prezantimin e tyre në 100 hotele të ndryshëm anembanë botës.

Këta robot janë në gjendje që tu sjellin klientëve peshqirë, furça dhëmbësh ose ushqime, duke bërë kështu shumicën e punëve që kryhen nga punonjësit në një hotel. Unioni i punonjësve të këtyre hoteleve ka deklaruar se këto robot edhe pse do të operojnë lirshëm nëpër hotele nuk do të mund ti zëvendësojë dot plotësisht shërbimet që ofrohen nga njeriu.

Zëdhënësja e Unite u shpreh kështu mbi këtë fakt: “Një natë në hotelet e Starwood kushton rreth £290, ky rrjet global hotelesh do të bënte me mirë të investonte në fuqizimin dhe trajnimin e forcës së saj punëtore se sa të shpenzonte në këto robotë”.

Këto robotë, të cilët njihen me emrin Botlr nuk pranojnë bakshishë, por vizitorët mund të shprehin mirënjohjen e tyre nëpërmjet Twitter-it duke shkruar “Faleminderit” kundrejt emrit të robotit. Zëvendës presidenti i rrjetit të hoteleve “Starwood” shprehet: “Un e shikoj këtë si një përforcim të cilësisë së shërbimit të ofruar”. (PCWorld Albanian)

Tags >

robot
Lajmet e fundit>