Harduer

Robotët mësojnë të shfrytëzojnë ambientin rrethues për mbështetje

Dec 22 2010
0 Shpërndarje
Robotët mësojnë të shfrytëzojnë ambientin rrethues për mbështetje

“Robotët, apo ndoshta më e rëndësishme është të themi shkencëtarët e robotikës, janë duke shikuar objektet në mënyrën e gabuar” tha Sebastien Lengagne nga Instituti Kombëtar i Japonisë për Shkencë dhe Teknologji të Avancuar Industriale në Tsukuba. “Robotët zakonisht vetëm shohin objektet si pengesa që duhet evituar, por ato mund të na ndihmojnë”.

Lengagne dhe kolegët e tij janë duke zhvilluar një sistem që iu mundëson robotëve humaoid të përdorin tërë trupin e tyre dhe çfarëdo objekti rreth tyre, për t’i ndihmuar ata të lëvizin përreth ambienteve të ngarkuara dhe të kompletojnë detyra komplekse dhe të balancuara pa u bllokuar apo pa rënë në tokë.

“Nëse unë ju them të shikoni nën tavolinë, ju do të vendosni dorën në tavolinë për tu mbështetur” tha ai. “Por shumica e metodave që ne i përdorim për ta shtyrë robotin që ta bëjë këtë ka të bëjë me atë që ky proces të kryhet pa prekur tavolinën”.

Roboti i ekipit, HRP-2 sillet më shumë si një njeri. Ai do të vendos të dy duart në një tavolinë për të mirëmbajtur balancin e tij kur tenton të ulet në një karrige, apo përdor një dorë për tu mbështetur kur bëhet gati për të goditur topin.

Tani për tani sistemi duhet  të bëjë kalkulimet në një kompjuter të jashtëm, por ekipi po shpreson që ta vendos në të ardhmen një kompjuter në robot dhe ta mundësojë bartjen e procesit në lëvizje. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>