Harduer

Roboti arrin të skanojë 250 faqe në minutë

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
Roboti arrin të skanojë 250 faqe në minutë

Për të kaluar një libër të printuar në një libër dixhital, duhen skanuar faqet. Roboti BFS-Auto synon ta lehtësojë këtë proces që konsumon shumë kohë, pa i dëmtuar librat.

Ai mund të arrijë një shpejtësi prej 250 faqesh në minutë dhe regjistrimi i faqeve bëhet në high-definition.

Kjo realizohet përmes përdorimit të teknologjisë së ndërrimit të faqeve me shpejtësi të lartë e plotësisht të automatizuar, së bashku me njohje 3D të faqeve të ndërruara në kohë reale si dhe rivendosje të tyre me saktësi të lartë.

Roboti BFS-Auto është zhvilluar në Laboratorin Oku në Universitetin e Tokios. Gizmag raporton se ai e mban të hapur çdo libër dhe ndërron faqet pa ndaluar, ndërkohë që kamerat HD skanojnë faqet.

Dy lloje dritash mundësojnë informacion mbi topografinë e tyre (faqeve) 3D. Ky skanues me shpejtësi të lartë pritet të lançohet në treg në vitin 2013.

Në videon e mëposhtme mund të shihni se si funksionon ky robot. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>