Harduer

Roboti gjerman i programuar për të qenë i lumtur kur punon

Dec 26 2010
0 Shpërndarje
Roboti gjerman i programuar për të qenë i lumtur kur punon

Është i pajisur me tri kamera dhe dy duar dhe qëndron drejt me një lartësi sa një mesatare e njeriut, sipas lajmërimeve nga Fraunhofer.

Edhe pse trupi i tij është nuk është edhe aq i shkathët në krahasim me robotët e tjerë të ngjajshëm, dora dhe ndjeshmëria e pi4 do të mund të ishte e dobishme në përdorime për asamble punuese. Ai mund të marrë dy gjëra – ta zëmë një rrotë me gozhda dhe diçka tjetër – dhe me kujdes i përmbush ato derisa të jenë të gatshme të dy pjesët. Krahu i robotit mund të kthehet, duke i lejuar atij disa shkallë të lirisë dhe ai ka gjithashtu një dorë rrotulluese e cila i mundëson atij lëvizje të duhura të dorës.

Ka një kamerë 3-D në ballin e tij për të parë përreth dhe dy kamera të tjera të cilat ia munësojnë kontrollimin e gjërave në fabrikë me një saktësi të madhe.Në një fabrikë për automobila, për shembull, ai mund të kontrollojë një objekt të ngjyrosur anodic duke e studiuar se si ai e pasqyron dritën. Roboti është një prodhim i projektit të fondacionit të Bashkimit Evropian PISA, i cili ka për qëllim për të bërë një industri për një efikasitet më të madh të robotëve.

 “Nëse një ndërmarrje ka nevojë që të prodhojë diçka shpejt por nuk ka punëtorë, ideja do të ishte që huazonte një punëtor robot dhe ndërlidhjen e tij me hapësirën punuese të njeriut.,” tregoi Dragoljub Surdilovic nga Fraunhofer për The Engineer.

Edhe më mirë, ai mund të punojë 24 orë gjatë ditës dhe do të pëqente të rrinte i zënë. “Nëse puna e tij po është duke shkuar pa probleme, ai do të buzëqeshë. Nëse është i lodhur, ai është duke pritur për të punuar dhe udhëheqësi i pordhimit e di se procesi i prodhimit mund të shpojtohet,” sipas lajmërimeve nga Fraunhofer Research. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>